E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Ne pritje te strategjise per zhvillim ekonomik

Drejtuesit e gjashte ministrive te qeverise se Kosoves jane mbledhur ne nje vendpushim ne Bullgari per te hartuar nje program te zhvillimi ekonomik te Kosoves. Hartimi i ketij programi qe mbeshtetet nga Shtetet e Bashkuara nga zyrtaret e qeverise shihet si nje hap per percaktimin e kuadrit te qarte te rimekembjes ekonomike te shtetit te ri.

Por ky veprim ne Prishtine shihet ne menyra te ndryshme nga ekspertet e ekonomise dhe nje pjese e politikes.

Nje pjese e opozites tha se kjo deshmon qarte se qeveria eshte zgjedhur pa program qeveritar dhe vendimet qe merren ne baze te rrjedhave ditore e jo ne baze te nje plani strategjik e kane sjelle Kosoven para kolapsit ekonomik.

Ekspertet nderkaq shpresojne se hartimi i strategjise eshte nje lajm i mire sepse ekonomia nuk mund te rimekembet pa nje plan te qarte. Safet Gerxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosoves thote se tash institucionet e Kosoves duhet te orientohen drejt zhvillimit ekonomik.

Nuk mund te kete zhvillim ekonomik sikur deri me sot me aktivitete te cilat aktualizohen ne takimet e mengjesit eshte koha kur duhet te kemi vizion te qarte ekonomik. Se cfare do te jete ky vizion ekonomik do te jemi me siguri deshmitar te debateve te cilat na presin te ardhmen mirepo eshte koha qe prioritet i prioriteteve per Kosoven duhet te caktohet ekonomia dhe besoj qe ne kete drejtim me ne fund mesazhet jane ato ne qofte se ne kete drejtim nuk do te punojme me teper atehere cfare do te jete e ardhmja e Kosoves ne aspekte te ndryshme tha zoti Gerxhaliu.

Nderkaq Leke Musa nga Oda ekonomike amerikane ne Kosove mirepret hartimin e nje strategjie te munguar.

Nje gje e tille duhet pershendetur sepse deri me tani Kosova thjesht mund te themi nuk ka pasur nje vizion dhe nje strategji te zhvillimit ekonomik thjesht nuk jane identifikuar apo percaktuar ato segmente se ne cfare drejtimi duhet drejtuar potencialin dhe burimet ekzistuese dhe deri sa ne njeren ane mund te kritikojme partite politike dhe politik beresit ne Kosove per mungese te nje plani te tille  mendoj se duhet ta pershendesim nje iniciative te tille mirepo ne te njejten kohe duhet te merremi edhe me vet thelbin qe te shohim se cfare ata Qeveria e Kosoves kane planifikuar dhe cfare kane parapare me kete plan strategjik tha zoti Musa.

Hartimi i strategjise ekonomike sipas eksperteve do te duhej ti nenshtrohej  nje debati me te gjere.

Ndoshta vendi per kritik eshte ketu sepse fillimisht nje plan i tille do te duhej te ndertohej nga baza domethene me nje konsultim me te gjere me komunitetin e biznesit me ata te cilet ne fakt jane duke bere biznes duhet degjuar investitoret vendor dhe te shihet se ku jane problemet dhe ku ballafaqohen ato me probleme ne cfare lloj drejtimesh duhet liruar keto burime dhe potenciale ekonomike pastaj te diskutohet e te debatohet edhe me shoqerine me gjeresisht me akademine dhe te ndertohet nje plan i tille tha zoti Musa.

shte me se e vertet se cdo plan ka nevoje per reformim apo opinione te ndryshme dhe ne kete drejtim vet fakti qe do te bisedohet ne kete menyre qysh eshte shtruar nga gjashte dikaster per te caktuar ato parashikime buxhetore qe do te jene me siguri ato qe do te kompletohen me teper. Mirepo eshte e vertet qe sa me teper opsione qe do te vihen ne tavoline modaliteti i zgjidhjes se nje vizioni do te jete me i begatshem tha zoti Gerxhaliu.

Zoti Musa thote se Kosova ka disa shtylla te rendesishme mbi te cilat do te mund te mbeshtetej rimekembja ekonomike perfshire burimet njerezore e natyrore dhe vendndodhjen e saj gjeografike. Por ai terheq verejtjen ne menjanimin e pengesave per krijimin e kushteve te barabarta per te gjithe ata qe duan te jene pjese e tregut ne Kosove.

Mirepo ajo cfare eshte e rendesishme duhet te eliminohen te gjitha barrierat ekzistuese ne ekonomine e Kosoves dhe para se gjithash qe te krijohen kushte te barabarta per te gjithe ne treg. Ne rend te pare duhet te luftohet krimi i organizuar e korrupsioni edhe te gjithe ata qe jane te interesuar te bejne biznes ne Kosove te hyjne ne kete gare te barabarte tha zoti Musa.

Studimet flasin per nje situate jo te mire ekonomike ne Kosove dhe rritja ekonomike prej 5 per qind nuk mjafton per permiresimin e gjendjes sociale dhe zvogelimin e papunesise qe perfshine gati gjysmen e popullsise. Ekspertet thone se per te permiresuar kete gjendje shtetit te ri i duhet te pakten dyfishi i rritjes ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›