E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia egjiptiane zhytet në borxhe

Në Egjipt vazhdojnë kërkimet e qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Destabiliteti i cili ka pothuajse dy vjet që vazhdon në Egjipt, ka dëmtuar rëndë edhe ekonominë.
 

Vazhdimi i demonstratave, problemi i sigurisë, grevat dhe mungesa e stabilitetit ka bërë që investitorët e huaj dhe turistët të largohen nga ky vend çdo ditë edhe më shumë.
 

Presidenti Muhammed Mursi për gjallërimin e ekonomisë vizitoi Kinën, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqinë dhe në këtë kontekst nënshkroi një sërë marrëveshjesh.
 

Egjipti i cili rishtazi nënshkroi marrëveshje me Turqinë për 2 miliardë dollarë ndihmë, për disa kohë do të ketë mundësinë të marrë frymë lirisht.
 

Vizita e një delegacioni të madh me investitorë amerikanë në ditët që kaluan ishte një zhvillim i rëndësishëm për ekonominë e Egjiptit.
Profesori i ekonomisë Hamdi Abylazim thotë se rimëkëmbja ekonomike është e varur nga stabilitetit. Ai gjithashtu ka theksuar edhe rëndësinë e marrjes së kredisë nga FMN-ja për ekonominë e Egjiptit.
 

Fondi Monetar Ndërkombëtar e kishte vizituar Egjiptin gushtin e kaluar dhe Egjipti kërkon nga FMN-ja rreth 5 miliardë dollarë kredi. Aktualisht borxhi i brendshëm i Egjiptit është 193 miliardë dollarë kurse borxhi i jashtëm është rreth 34 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›