E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 2 amerikanë dhe 2 britanikë në Afganistan

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se një individ i veshur me uniformën e policisë afgane ka vrarë dy ushtarë amerikanë në provincën Uruzgan të Afganistanit.

Zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, majori Lori Hodge, ka thënë se nuk është e qartë nëse sulmuesi ka qenë polic apo kryengritës i veshur me uniformë.

Po sot, Ministria britanike e Mbrojtjes ka raportuar për vrasjen e dy ushtarëve të saj në Helmand të Afganistanit.

Pjesëtari i Marinës Mbretërore dhe një ushtare nga reparti mjekësor kanë vdekur pas plagëve të marra gjatë patrullimit në qarkun Nahr-e Saraj.

Raporte të pakonfirmuara thonë se vdekja e tyre ka ndodhur si pasojë e një incidenti miqësor në mes trupave britanike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›