E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia gjermane do te angazhohet ne Greqi

Qe nga kjo vere ministri i Ekonomise Philip Rsler i partise liberale FDP po perpiqet te ngreje nje iniciative investimesh dhe ofensive per rritjen ekonomike ne Greqi. Qe kjo eshte teper e nevojshme kete e tregojne edhe te dhenat ekonomike nga Greqia. Kete vit ekonomia greke do te zvogelohet me se paku 5 ekspertet llogarisin me nje papunesi 17 dhe te ardhurat buxhetore do te vazhdojne te zbresin - megjithe rritjen e disafishte te taksave.

Ajo qe dihet Me masat e kursimit ekonomia greke nuk mund te rimekembet. Po si mund te futet Greqia ne shtegun e rritjes ekonomike Sekretari i shtetit ne ministrine gjermane te Ekonomise Stefan Kapferer ka besim tek ekspertiza teknike gjermane Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Paketa e ndihmave per Greqine.

Kemi rene dakord qe kfW-ja gjermane dhe pala greke te perpilojne strategjine e nje banke investimesh dhe kemi rene ne ujdi qe te shkembejme eksperte per fushat e ndryshme nga e drejta e kartelit deri tek shkollimi profesional. Ka nje spekter te gjere mundesish per bashkepunim qe nuk mund te kufizohet vetem tek niveli politik mes ministrive. Ky eshte nje sinjal per rritje ekonomike.

A do te financohen firmat greke nga kfW-ja

Gazetaret greke ishin te interesuar nese do te kete financim te firmave greke permes kfW gjermane por pergjigja ishte negative. Megjithate mund te rrjedhe shume kapital i huaj ne Greqi ne rast te nje programi privatizimesh ne shkalle te gjere. Politikani gjerman Kapferer sheh potenciale te medha per firmat gjermane ne fushen e energjise transportit dhe turizmit. Ajo qe ende diskutohet eshte ngritja e nje zone ekonomike te vecante me privilegje tatimore. Hollesite do ti diskutoje ministri gjerman i Ekonomise Philip Rsler ne fillim te tetorit ne Athine me se bashku 100 perfaqesues nga ekonomia gjermane.

Ne paketen e dyte per Greqine qe e permbyllen kryetaret e shteteve dhe qeverive te BE-se eshte perfshire edhe nje liste e gjere e mundesive per privatizim. Ky eshte edhe qellimi ambicioz i Greqise qe permes kesaj rruge te perftoje 50 miliarde euro dhe sigurisht firmat gjermane i shohin keto mundesi tha ai.

Greqia duhet ti kryeje detyrat e veta Bildunterschrift Euro

Tek kursi i privatizimit ka ngecur aktualisht Greqia. Prandaj BE dhe FMN-ja i kane lidhur ndihmat e metejshme me hapa te qarte te Greqise ne kete drejtim. Sekretari gjerman i shtetit Kapferer Sigurisht qe presioni duhet te mbetet i larte. Por une besoj qe qeveria greke e di se synimet qe i ka vene vetes dhe ato qe ka miratuar se bashku me trojken mund te arrihen vetem po qe se vazhdon te punoje fort ne kete drejtim.

Ne bisedimet e Athines nuk u folen vetem fjale te bukura. Sepse shume firma gjermane aktualisht ne Greqi ankohen per nje burokraci te ekzagjeruar dhe pjeserisht per struktura jotransparente ekonomike.

Autor Jannis Papadimitriou/Lindita Arapi

Redaktoi Bahri Cani

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›