Kine legalizohet zhdukja e disidenteve

Qeveria kineze po projekton ndryshimin e kodit të saj penal, në mënyrë që të legalizojë “zhdukjet” e disidentëve.
Instituti i legalizuar i “rezidencës së mbikëqyrur”, varianti i arrestit shtëpiak, do t’i lejonte policisë të burgoste për 6 muaj të dyshuarit në një lokalitet të zgjedhur sipas dëshirës, pa detyrimin e lajmërimit të familjeve.
Një gjë e tillë u ka ndodhur në muajt e fundit dhjetra aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe disidentëve, mes të cilëve artisti Ai Weiwei.