E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha per nje politike te re dhe solidarizuese europiane

Pergjigjja e lidereve europiane ndaj krizes financiare ka qene jo ne nivelin qe kerkohej dhe ndoshta pergjysme. Lideret e Gjermanise dhe Frances vazhdimisht refuzuan qe te implementojne politika specifike qe ne fillim te problemeve dhe me pas i adoptuan ato jave me vone kur kostoja e mosveprimit ishte shumefishuar. Kjo ka minuar besueshmerine e e Bashkimit Europian si dhe ende kercenon ekonomine europiane.

shte koha qe Merkel dhe Sarkozy ti dalin ne balle te gjitheve per nje kauze me te forte europiane permes nje politike solidarizuese. Nje bashkepunim me i mire mes vendeve anetare te BE-se dhe ne te njejten kohe pergatitje ne nivel kombetar per sakrifica finanziare. Keto duhen per te garantuar jetegjatesine e mireqenies se rajonit.160

Ti vesh nje emer krizes

Qe kur dallget e para te krizes mberriten ne brigjet europiane nisi edhe kerkimi per fajtoret bankat e babezitura shtete me nje mireqenie mbi normalen dhe qeverite e papergjegjshme. Lidershipi gjerman per shembull ka ngritur gishtin mbi disa nga keto subjekte duke u justifikuar disi moralisht per pergjigjen e vonuar. Por ka patur edhe nga ata aktore te keqinj qe ndermorren hapa per kredi mjaft te rrezikshme dhe moren mbi supe me shume sesa mund te mbanin dhe pikerisht keta u bene koka turku duke injoruar sistemin europian te pergjegjesise.

Bildunterschrift Merkel dhe Sarkozy takohen shpesh muajt e fundit

Ky dimension europian eshte ne menyre thelbesore i planifikuar qe te mbeshtetet ne monedhen e perbashket por pikerisht nga kjo perfituan edhe aktoret e keqinj. Keto aksione te disa shteteve europiane lane ne orbiten e ekonomise se kontinentit te vjeter disa mina lundruese dhe me pas cfare ndodhi

Yje dhe eurobonus

Si pjese e sistemit te madh qe krijoi Euron Banka Qendrore Europiane u fokusua ne nje politike shtrenguese per te frenuar inflacionin nje gje qe kishte qene prej kohesh ne fokusin e Bankave gjermane. Agjencite Nderkombetare te Vleresimit shtuan yjet per Gjermanine ne kontrast me vendet e tjera. Italia dhe Greqia moren nje Eurobonus pas te cilit normat e interesit rane dhe u shtuan ofertat per kredi. Kjo krijoi nje system likuiditetesh qarkullues ku bankat nga vendet berthame pra ato inspiruese te ekonomise dhane para me kredi per periferine. Periferia e BE-se me pas shpenzoi parate ne mallra qe derivojne nga berthama. Mendoni per bankat gjermane qe dhane kredi per greket dhe me pas greket blene me ato para BMW luksoze. Fitoi gjithkush

deri kur humben te gjithe. Kur kriza financiare arriti kulmin edhe simptomat u shfaqen anembane Europes. Investitoret shkunden aksionet e tyre dhe terhoqen parate ne banka duke detyruar keto te fundit ti bashkangjiten krizes. Qeverite shembull Irlanda nuk ndihmuan bankat duke transformuar krizen deri diku private ne nje borxh mbizoterues. Ne vende te tjera si Greqia ndihma e munguar minoi tregtimin e bondeve.

Bildunterschrift Banka Qendrore Evropiane Frankfurt

Edhe pse kriza u duk se do te mbahej ne periferi te BE-se shume nga borxhet e keqija publike apo private qofshin u mbajten nga bankat ne vendet berthame ndersa bleresit ne vendet periferike u zhyten edhe me shume ne batak. Rrethi vicioz i borxheve u mbyll me nje epoke te re masash shtrenguese destinacionet e eksportit ne Evrope u tronditen duke bere qe kompanite kryesore vecanerisht ato gjermane te shihnin me interes tregjet aziatike. Por me rritjen e ngadalesuar ne Azi perspektiva e nje arratisje lindore u zbeh.

shte shume e lehte te vendosesh gishtin mbi fajtoret por lideret europiane duhet te riformatojne burimet dhe te krijojne nje menyre te menduari per pergjegjesi te perbashket si dhe solidaritet per te kapercyer krizat.

Mesime qe ri-mesohen

Kriza ekonomike ka sjelle mesime me vlere per berjen e politikave europiane dhe perfaqesojne sfida te medha per ecjen perpara. Se pari interesat kombetare jane ne loje. Nga e gjithe kjo zallamahi ekonomike gjermania dhe Franca jane riafirmuar si lojtare dominues por fatkeqesisht per Europen projekti i perbashket ka humbur nje pjese te madhe te domethenies pasi te gjithe tani shohin Gjermanine si lokomotiven ekonomike.

Autor Robert Mudge/Aurel Borici

Redaktoi Lindita Arapi

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›