Ekonomia ne qender te fjalimit te presidentit Obama mbi gjendjen e vendit

Te marten Presidenti Barak Obama do te mbaje fjalimin vjetor mbi gjendjen e vendit para Kongresit amerikan. Korrespondenti i Zerit te Amerikes prane Shtepise se Bardhe Dan Robinson njofton se zoti Obama dha disa hollesi rreth fjalimit qe ai do te mbaje ne nje prej mjediseve me te veshtira ekonomike dehe politike me te cilat ndonje president eshte perballuar ne disa dekada me radhe.
Ekonomia do te jete ne qender te fjalimit te presidentit para dy dhomave te Kongresit mbi gjendjen e vendit.
Papunesia po ulet por jo me rritmin qe kishte shpresuar presidenti. Dhe kjo gjendje kercenon shanset e tij per tu rizgjedhur.
Por Kongresi historikisht gezon njembeshtetje te ulet mes publikut nderkohe qe mbi 80 per qind e amerikaneve nuk e mbeshtesin punen e bere nga ligjvenesit.
Ne fjalime qe ka mbajtur ne gjithe vendin presidenti Obama ka vene ne shenjester ate qe ai e quan nje Kongres mosfunksional.
Te shtunen presidenti paraqiti per publikun nje video me tema te pergjithshme rreth asaj qe ai e quan projekt te tij per ekonomine e Amerikes. Ai tha se fjalimi i ketij viti do te bazohet ne nje fjalim qe ai mbajti vitin e kaluar ne Osawatomie te shtetit Kansas ne te cilin ai foli rreth rendesise se klases se mesme trajtimit te barabarte dhe drejtesise.
Une fola rreth ketij plani ne Osawatomie kemi te bejme me nje moment vendimtar per klasen e mesme dhe ata njerez qe perpiqen te jene pjese e klases se mesme. Ne mund te perballemi me dy drejtime njeri eshte drejt mundesive me te pakta dhe me pak drejtesi ose ne mund te luftojme per ate qe une me ndoj se duhet te jete drejtimi yne ndertimi i nje ekonomia qe funksionon per te gjithe dhe jo vetem per nje pakice te pasurish.
Komentet e presidentit nuk permbanin ate lloj toni te zjarrte qe shoqeroi fjalimin e tij javen e kaluar rreth mjedisit politik.
Do te duhen me shume se vetem pak vjet per te kapercyer sfidat shume vjecare qe na cuan ne kete pike. Populli amerikan e kupton kete. Ajo qe amerikanet nuk kuptojne jane udheheqesit qe refuzojne te marrin masa. Ata jane te lodhur me njerezit qe supozohet se duhet ti perfaqesojne ata qe vene interesat e partise para interesave te vendit ose zgjedhjet e ardhshme para brezit te ardhshem.
Zoti Obama tha se do te ofroje propozime per te ndihmuar sektorin amerikan te prodhimit dhe per ti dhene shtytje sektorit energjetik nepermjet burimeve alternative nderkohe qe do te ofroje per amerikanet me shume arsimim dhe trajnim.
Presidenti Obama ka te ngjare ta shfrytezoje fjalimin e se marten mbi gjendjen e vendit per te folur rreth nje sere arritjesh si reforma e kujdesit shendetsor shtimi i masave te kontrollit mbi bizneset terheqja e trupave amerikane nga Iraku duke krijuar keshtu kushtet per terheqjen amerikane nga Afganistani pas vrasjes se Osama bin Ladenit.