E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati me i vjeter ne moshe mbeshtetet nga te rinjte republikane

Rinia amerikane ne pergjithesi ka preferuar Partine Demokrate. Kjo ndihmoi ne fitoren e Presidentit Barak Obama ne vitin 2008. Por mijera votues te rinj te anes tjeter te spektrit politik jane shnderruar ne nje force te rendesishme per njerin nga kandidatet presidenciale republikane te vitit 2012 Ron Paul. Por kush jane keta mbeshtetes te rinj te zotit Paul dhe pse ata pelqejne kandidatin me te vjeter ne moshe te gares

Brian Parker 23 vjecar eshte nje i ri nga Uashingtoni. Si shume te tjere ai ka perfunduar studimet universitare ka nje pune dhe i pelqen politika.

Por kendveshtrimet e e tij politike jane te ndryshme nga shumica e votuesve te rinj ne keto kohe.

Ai drejton nje grup mbeshtetesish te zotit Ron Paul. Ashtu si kandidati i tij i preferuar Brian Parker eshte libertarian ose nje person qe preferon lirite personale dhe qeveri te kufizuar.

Me pelqen Ron Paul sepse ai eshte i vetmi kandidat qe duket te dije se per cfare po flet dhe ai ka per zemer interesat e kombit tone.

Zoti Paul 76 vjec eshte kandidati presidencial me i vjeter ne moshe ne keto zgjedhje por ai gezon mbeshtetjen me te gjere te te rinjve ne garen per emerimin e kandidatit republikan. Sipas nje ankete te organizates Gallup pothuaj nje e katerta e votuesve republikane te moshave nga 18 deri ne 34 vjec mbeshtesin ate.

Mbeshtetja po rritet me hapa te medha. Dhe do te vazhdoje te rritet me hapa te medha. Dhe ne do te rivendosim lirine ne kete shtet.

Sipas mendimit te mesueses Christine Austen dhe te mbeshtetesve te tjere te zotit Paul mesazhi it ij mbi lirite personale po kumbon.

Ron Paul eshte personi qe kerkon liri me te madhe dhe flet per te. Partia jone Republikane ka arritur ne nje pike ku ai eshte i vetmi qe flet mbi lirine.

Ata pelqejne gjithashtu idete e tij kunder luftes dhe kunder taksave. Por kush jane keta votues te rinj te cilet mund te mos i kene kushtuar shume vemendje gares presidenciale te zotit Paul ne vitin 2008

Shume njerez bejne ate pyetje dhe nuk jam i bindur nese edhe ne kerkuesit mund ti pergjigjemi me saktesi.

Kryeredaktori i anketes se organizates Gallup Frank Newport thote se nje nga karakteristikat e te rinjve mund te shpjegoje suksesin e kandidatit Ron Paul.

Pra nje arsye mund te jete qe te rinjte gjithmone pelqejne personat rebele dike i cili eshte kunder sistemit dhe une mendoj se kjo eshte nje nga elementet terheqes te tij.

Por Brian Parker thote se mbeshtetesit e zotit Paul e dine se per cfare po votojne.

Askush nga ata nuk do te vi e te thote se thjesht pelqen pavaresine dhe lirine dhe se nuk e dine se per cfare behet fjale. Keta njerez kane kryer kerkime mbi mundesite.

Zoti Parker dhe kolege te tjere te tij mbeshtetes te Ron Paul besojne se ai eshte i vetmi kandidat republikan qe do te sjelle vertet ndryshime ne Shtepine e Bardhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›