Ekonomia portugeze, simotër e asaj greke dhe spanjolle- s’ka të sosur kolapsi financiar i vendeve të BE-së

07-04-2011 / Gazeta 55
Moody’s: Borxhi, në shifra të tmerrshme
Vijojnë zhvlerësimet për ekonominë portugeze. Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody’s, borxhi është në shqyrtim negativ, dhe vlerësimet e mëvonshme do të varen nga aftësia e Lisbonës për të siguruar financim në terma afatmesëm. Megjithatë agjencia ndërkombëtare mendon se qeveria e re, pas zgjedhjeve të qershorit, do trajtojë çështjen e përdorimit të instrumentit të stabilitetit financiar si një çështje të emergjencës. Kësisoj, ekonomia portugeze i është drejtuar hendekut financiar ku ka rënë prej kohësh ekonomia greke dhe ajo spanjolle.
...