Ekonomia shqiptare në 2012, kriza do ndjehet më shumë
Ekonomia shqiptare do të vazhdojë që të jetë në vështirësi edhe përgjatë 2012 pasi efektet e krizës do të vazhdojnë të ndjehen më tepër. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi deklaron se gjatë këtij vit do të kemi një rritje ekonomike më të vogël. Masat që duhet të marrë qeveria janë sjellje më miqësore me biznesin dhe të mos lejojë që të rritet niveli i borxhit publik.
Ndërsa këshilla e ekspertit Preçi për këtë vit për të gjithë shqiptarët është që të mos shpenzojnë në masë të madhe si dhe të kenë kujdes në hapjen e bizneseve .
Ndërkohë që në përgjithësi parashikohet viti që sapo kemi hyrë të vazhdojë me të njëjtat vështirësi të vitit 2011. Kriza në eurozonë pritet që të rëndojë edhe mbi Shqipërinë duke qenë se janë prekur dy prej partnerëve të saj kryesorë që janë Greqia dhe Italia.