E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro fiton pikë kundrejt lekut në ditët e para të vitit

Në ditët e para të 2012 monedha europiane fiton afërsisht një pikë kundrejt lekut shqiptar.Nga 138 lekë që u këmbye në ditët e fundit të 2011 euro tashmë këmbehet afërsisht me 139 lekë.Gjatë muajit dhjetor euro u shvlerësua ndjeshëm ndaj monedhës shqiptare si rezultat i krizës së eurozonës dhe ndikimit në besueshmërinë e kësaj monedhe.Ndërkohë që gjatë këtij viti pritet që të vazhdoj tendenca e vlerësimit të lekut pasi kriza në eurozonë pritet që të rëndohet gjatë këtij viti. Një tjetër fakt që pritet të japë efekte në vlerën e euros përgjatë këtij viti do të jetë edhe kërkesa e brendshme për valutë, kryesisht nga biznesi. Ndërkohë vlen që të përmendet fakti se monedha amerikane ka fituar disa pikë kundrejt monedhës sonë. Një dollar është shkëmbyer në tregun e këmbimit valutor me afërsisht 107 lekë nga 100 lekë që ka qenë disa ditë më parë. Largimi i emigrantëve të ardhur me rastin e festave gjithashtu ka dhënë një efekt minimal në forcimin e euros edhe pse jo shumë të ndjeshëm. Dihet tashmë që remitancat e sjella janë të pakta për shkak të krizës që ka përfshirë eurozonën por gjithsesi të ardhurat kryesisht në euro ndikojnë në shvlerësimin e lekut. Por cilët janë ata persona të cilët preken më shumë prej luhatjeve të shpeshta të euros. Shqipëria është një vend që importon pjesën më të madhe të mallrave ushqimore të cilat blihen në euro duke ndikuar në uljen e çmimeve në vend edhe pse për pak kohë. Sipas specialistëve shvlerësimin e euros e ndjejnë edhe ata persona të cilët kanë marrë kredi në monedhën europiane euro pasi paguajnë më pak. Në Shqipëri pjesa më e madhe kredive merren në euro dhe kjo bën që shumë shqiptarë të preken drejtpërdrejt prej vlerësimit apo shvlerësimit të monedhës europiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›