E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregjet në Tiranë, ende nuk është nisur plotësisht puna

Edhe pse shënon data 3 janar përsëri tregtarët e kryeqytetit nuk i janë rikthyer plotësisht punës. Ata pak tregtarë që i janë rikthyer punës deklarojnë se këto ditët e para të 2012 çmimet kanë qenë pothuajse të njëjta. Ndërsa në lidhje me tregun e krijuar në qendër të Tiranës tregtarët e Ish-Uzinës Dinamo shprehen se u dëmtuan disi por gjithsesi patën blerës duke qenë se kishin më tepër artikuj dhe ky treg njihet nga të gjithë.
Gjithsesi pavarësisht prej kësaj qytetarët ankohen se çmimet janë të larta në krahasim me rrogat që marin pavarësisht se deklarojnë që nuk ka pasur ndonjë rritje të ndjeshme.
Këtë fundviti çmimet e frutave dhe perimve në përgjithësi nuk patën rritje të ndjeshme dhe kjo erdhi si rezultat i masave të marra nga Bashkia e Tiranës. Zakonisht në vendin tonë me rastin e festave tregtarët bëjnë rritje fiktive të çmimeve duke përfituar edhe prej konsumit që është më i madh.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›