Liga Arabe përjashton Sirinë

Pas zhvillimit të këshillimeve të fundit në Kajro, shteteve arabe iu kërkua që të largojnë ambasadorët e tyre nga Damasku.
Siç bëri të ditur kryeministri i Katarit, Hamad ben Dschassem el Thani, ky vendim mbetet në fuqi deri sa dhuna të marrë fund.
Me gjithë aprovimin dhjetë ditë më parë të një plani paqeje të Ligës Arabe, presidenti sirian Baschar al-Assad ashpërsoi aksionet ushtarake kundër lëvizjes demokratike.
Vetëm në qytetin ku janë përqendruar kundërshtarët e qeverise, Homs janë vrarë që prej fillimit të muajit nëntor 100 persona.
Sipas vlerësimeve, 3500 persona janë vrarë në trazirat që janë filluar në muajin mars.
Pas vendimit për përjashtimin e Sirisë prej Ligës Arabe, besnikët e presidentit Assad sulmuan me gurë dhe ndërmorën akte vandalizmi ndaj ambasadave të Arabisë Saudite dhe të Katarit në Damask, kryeqyteti i Sirisë. Arabia Saudite e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Siria që në gusht.
Përjashtimi i Sirisë do të qëndrojë në fuqi deri sa të zbatohen pikat e planit të paqes, për të cilat u arrit pajtimi para dhjetë ditësh dhe deri sa të marrë fund gjakderdhja, bëri të ditur kryeministri i Katarit, Hamad ben Xhasem el Thani.