E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osetia e Jugut po voton për president

Votuesit në rajonin separatist të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut, po votojnë për liderin e tyre të ri, për të parën herë që kur Rusia njohu pavarësinë e këtij rajoni në vitin 2008.

Njëmbëdhjetë kandidatët garuan për votat e 70 mijë votuesve potencialë për presidentin e ri të vendit.

Moska zyrtare po mbështet ministrin për Situata Emergjente, Anatoli Bibilov, i cili ka premtuar se do të ndalë përvetësimin e fondeve për rindërtim pas luftës me Gjeorgjinë.

Kushdo që fiton në këto zgjedhje do të përballet me probleme të thella, përfshirë mungesën e njohjes së Osetisë së Jugut në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›