E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomisti Vjekoslav Bevanda eshte kryeministri i ri i Bosnjes

Parlamenti i Bosnje-Hercegovines miratoi kandidaturen e ekonomistit Vjekoslav Bevanda nje kroat etnik per postin e kryeministrit 15 muaj pas zgjedhjeve me te fundit te pergjithshme.

Hapi i sotem u jep fund muajve te mosmarreveshjeve politike mes ligjvenesve te tre komuniteteve kryesore myslimaneve serbeve dhe kroateve.

Ne nje fjalim para votimit zoti Bevanda tha se perparesite e tij do te jene zgjidhja e problemeve ekonomike te Bosnjes dhe anetaresimi i vendit ne Bashkimin Evropian.

Zoti Bevanda siguroi mbeshtetjen e shumices se deputeteve te vendit. Tani atij i duhet te formoje kabinetin qeveritar.

                 

        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›