E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, 16-vjecari gjendet i vetëvarur në kasollën e bagëtive

LIBRAZHD- Një 16- vjecar i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme, duke u vetëvarur në rrethana misterioze.

Burime të policisë së Librazhdit bëjnë me dije se adoleshenti me inicialet F.M është gjetur i vetëvarur në një kasolle bagëtish shumë pranë banesës së tij në një fshat të Librazhdit.

Ende nuk dihen shkaqet e aktit të rëndë që ka ndërmarrë 16-vjecarit, ndërkohë grupi hetimor nga hetimet paraprake bën me dije se shkak mund të jetë një depresion i momentit nga ana e adoleshentit, të cilin mund të ketë shtyrë të ndërmarrë veprimin tragjik, që solli edhe vdekjen e tij.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›