E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënonte bashkëshorten me vrasje, ekstradohet 27-vjecari

TIRANË-Një 27-vjecar nga saranda u ekstradua ditën e sotem nga Athina drejt Tiranës pasi akuzohet për veprat penale të kanosjes dhe prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Policia e Shtetit njofton sot se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ditën e sotme, rreth orës 17.45, kreu ekstradimin nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Brahim Telha, vjeç 27, lindur në Sarandë.

Ekstradimi kërkohej pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2008, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Kanosjes“ dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Shtetasi Brahim Telha është shpallur fajtor pasi në datën 03.10.2007, ka goditur dhe kanosur bashkëshorten e tij E. T., për motive xhelozie, si dhe e ka kërcënuar atë me thikë dhe me armë zjarri të tipit kallashnikov, duke e mbajtur nën presion.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 11.04.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 27 -vjecari u është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›