E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekrem Spahia: Të rikthehet dënimi me vdekje në Shqipëri

Partia Lëvizja e Legalitet kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Në një konferencë për shtyp kreu i kësaj partie Ekrem Spahia, deklaroi se duke marrë parasysh krimet e shumta, si dhe vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiri, është e domosdoshme që në vendin tonë të zbatohet dënimi me vdekje.

Gjithashtu kreu i PLL-së kërkoi distancim të opozitës në lidhje me akuzat e hedhura kundrejt figurës së mbretit Zog.

Këto deklarata të Spahias erdhën pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie për nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›