E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohen 20 policë pas sulmit me miell ndaj Berishës

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka pezulluar 20 punonjës policie të komisariatit nr.1, pas sulmit me miell që ju bë kryeministrit Berisha pak ditë më parë nga dy të përndjekur politikë me miell.

Vendimi është marrë nga drejtori i policisë, Hysni Burgaj, ndërsa të pezulluarit do të hetohen përse nuk morën masat e nevojshme për të parandaluar goditjen me miell të kryeministrit Berisha.

Makina e këtij të fundit u sulmua me miell nga dy ish të përndjekurit skënder Tufa dhe Agim Kollçaku, si shenjë revolte ndaj indiferencës së qeverisë ndaj kësaj shtrese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›