E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet Hënes

Ky edicion i Big Brother Albania 4 përpos diversitetit të njerëzve që janë brenda, po na tregon edhe diçka. Gocat sivjet janë kockë e fortë në konkurrencë. Spektaklin e BBA 4 mund ta shikoni në platformën DigitAlb & IPKO në Kosovë për vetëm 7 euro. Nga Ardian Jasiqi më 08 janar 2011 në ora 21:32

(e plotësuar) Pavarësisht se ka qenë njëri prej banorëve më të votuar në internet, Hënes është eliminuar nga BBA 4.

Në këtë garë ai ishte në konkurrencë me Toros.

Përndryshe, Hënes gjatë dy javëve të qëndrimit në shtëpi ka qenë njëri banorëve që ka pasur disa sjellje të çuditshme dhe ndoshta kjo nuk ju ka pëlqyer shumë publikut shqiptarë.

Qan Alkena për shqiptarët

Banorja nga Kosova, Alkena ka shpërthyer në vaj gjatë recitimit të një vjershe nga aktori kosovar Enver Petrovci, i cili është mysafir në Big Brother Albania 4.

Aktori Petrovci është përshëndetur më banorët dhe ka recituar poezinë e Pashko Vasës, “Moj Shqipëri”.

Kjo poezi është recituar edhe nga Alkena përderisa ajo ka shprehur edhe atdhedashurinë e madhe që e ka jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj Shqipërisë.

Alkena është banorja e vetme nga Kosova ndërkaq pas pak pritet që të bëhet edhe eliminimi nga tre banorët që janë të nominuar, që janë Emilio, Hënës dhe Toros.

BBA 4, i këndshëm

Është edicioni i katërt i Big Brother Albania. Por ai është paksa më ndryshe nga të tjerët, sepse banorët e shtëpisë janë të vendosur në akuariumin e tyre ku më sa duket dominim më të madh kanë vajzat se sa djemtë.
Përpos debateve në të cilat ato futen më sharmante me një “dozë” më të mirë se sa edicionet e kaluara, vajzat e Big Brother Albania sivjet është vështirë të munden.

Gocat kundër çunave

Qysh në javën e parë të vitit të ri dhe eliminimit që iu bënë katër kandidatëve, tani BBA 4 ka filluar që të qesë favoritët në dritë, përderisa forume të ndryshme interneti flasin për të banorët e shtëpisë.

Për dallim nga tri edicionet e para, në të gjitha forumet e internetit vajzat janë ato që janë më të preferuarat për të qëndruar në shtëpi, përderisa gara është shumë e ngushtë në mes të Hënesit dhe Nedës, të cilët në çdo anketë nga sajtet janë të parët.

Pas tyre është Alkena, Alma, Marieli, Klodiana, Imelda, Mirjeta, Olgeri, Fatjona, Ergysi, Orgeni, Torrosi, Emilio dhe në fund është Vladimiri.
Në përgjithësi, vajzat sivjet janë shumë më të përgatitura, sidomos sa u përket debateve. Ato debatojnë më shlirshëm, involvohen në tema të ndryshme dhe nuk gabojnë në mendime që pak a shumë është e kundërta sa u përket djemve, të cilët më shumë preferojnë të rrinë mënjanë.

Alkena e Pejës

Në fillim ishte dukur paksa e ndrojtur, por pejania nuk mund të bëjë asnjë kompromis, sidomos kur është në pyetje atdhedashuria.

Pasi kishte pasur një konflikt me Torrosin, i cili më sa duket ka probleme me paragjykimet, Alkena ka vazhduar që të jetë prezente në debate, të flasë për Pejën për të cilën thotë se është një vend i bukur që të tjerët ia vlen ta vizitojnë.

Së fundi, Alkena ka pasur edhe një debat me Kreshnikun, më të cilin ka biseduar në lidhje me një përvojë të tij me dy vajza serbe.

Më pas, Niku thotë se ato e njihnin atë dhe se pasi ai u kishte thënë se përse ato duhet të silleshin në atë mënyrë kur është politika, ajo që krijon dhe bën luftën, jo populli i thjeshtë dhe vajzat serbe, i kishin dhënë të drejtë dhe janë akoma mikeshat e tij.

Alkena pasi e dëgjon, i thotë se, e para, atij duhet t’i vijë turp që për disa ditë ka mohuar kombësinë e tij dhe se ajo nuk e beson miqësinë me serbët. Alkena shpjegon, sipas saj, arsyet se përse popujt serbë e kosovarë urrehen. Ajo thotë se një pjesë e mirë e taksave të popullit serb shkojnë për ushtrinë dhe luftën dhe se 70% e serbëve e kanë përkrahur luftën në Kosovë.

Alkena thotë se nuk mund të kërkohet që kosovarët ta duan popullin serb, ku as shteti, as populli serb, nuk ka kërkuar asnjëherë falje për ato që ka bërë në Kosovë. Kreshniku i thotë se Luftën nuk e bën populli, por politika, por Alkena e kundërshton duke thënë se në Kosovë kanë luftuar shumë serbë nga populli, jo vetëm ushtria serbe.

Divergjencat

Njerëzit e ndryshëm që paraqiten në Big Brother Albania 4, e bëjnë po ashtu këtë spektakël më shumë së spektakël.

Ashtu siç thotë edhe Arian Konomi, në BBA 4, personazhet janë të ndryshme, vijnë nga vende të ndryshme dhe normalisht tregojnë gjëra të ndryshme.

Përpos risive të vitit të kaluar, siç ishte ajo e Klodit, ku ai kishte thënë se është homoseksual, sivjet në BBA 4 kemi po ashtu një risi.

Është Elisa, e cila papritur ka thënë se ka puthur shumë femra. Pavarësisht kësaj, Elisa ka thënë se ajo e ka bërë këtë më parë nëpër klube të natës, por tani nuk do ta bëjë më. Por, kjo do të shihet sot në spektaklin e së shtunës, ku sigurisht organizatorët i kanë servuar asaj ndonjë befasi.

Tre në nominim

Pavarësisht se kanë qenë të nominuar, Emiljo, Hënesi dhe Torosi nuk kanë treguar lojë të mirë. I vetmi që ka qenë më stabil ishte Hënesi,, i cili ka bërë disa debate të këndshme me banorët e shtëpisë më të njohur në Shqipëri.
Kështu, nëse merren parasysh votimet dhe anketat në internet, gjasat për të qëndruar në shtëpi i kanë Hënesi dhe Torrosi, ndërkaq Emilio është njëri prej personazheve që mbetet kandidat kryesor për t’u larguar nga shtëpia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›