Shqiptarja e vrare nga bashkeshorti italian sot pritet autopsia
Francesco Quinci 36-vjecari i arrestuar per vrasjen e te shoqes dhe fshehjen e kufomes se saj kishte deshmuar ne polici se bashkeshortja ishte rrezuar ne shkallet e shtepise dhe kishte vdekur e pas kesaj ai kishte fshehur kufomen. Por nga keqyrja paraprake e trupit te pajete mjeket ligjore kane gjetur hematoma ne qafen e 30-vjecares shqiptare duke konfirmuar keshtu vrasjen e saj nga bashkeshorti.
Akti perfundimtar i autopsise pritet te realizohet diten e sotme nga mjeket italiane qe do te verifikojne shkaqet e vdekjes se gruas nga Shqiperia. Nderkohe i shoqi Francesco Quinci po mbahet ne paraburgim me akuzen e vrasjes dhe fshehjes se kufomes ne pyll. Dy femijet e Rajmonda Zefit nje djale 8 vjec dhe vajza 3-vjecare te mbetur tashme jetime pas vrasjes se nenes dhe arrestimit te babait te tyre italian u jane besuar dje gjysherve. Djali dhe vajza e Rajmonda Zefit me urdher te autoriteteve gjyqesore jane derguar te jetojne tek nena e 30-vjecares shqiptare. Policia nderkohe ka vazhduar hetimet ne lidhje me ngjarjen.
Nje fqinje e baneses ku Rajmonda Zefi jetoi per tete vjet me te shoqin italian ka thene se pasditen e 31 dhjetorit 2010 kur gruaja shqiptare u raportua e zhdukur kishte degjuar britma dhe krisma ne shtepine ku ndodhi krimi. Degjova zenka dhe me pas disa krisma ne shkallet e shtepise se tyre. Me pas gjithcka ra ne qetesi dhe mu duk e cuditshme se si nga nje konflikt i tille gjithcka u qetesua dhe nuk degjova me asnje gje ka thene deshmitarja. Ajo ka shtuar se kishte dashur te njoftonte policine por zenka te tilla mes Rajmonda Zefit dhe bashkeshortit te saj ishin bere thuajse te zakonshme sepse ndodhnin shpesh. Deshmitare te tjere i kane thene policise se i shoqi i Rajmonda Zefit nuk kishte reaguar mire per faktin se e shoqja kohet e fundit ishte angazhuar ne organizimin e festave te ndryshme argetuese pasi ne te shkuaren kishte qene e lidhur me veprimtarine artistike si balerine.
Shqiptarja e zhdukur naten e Vitit te Ri i shoqi italian zbardh krimin E vrava une
Ai u arrestua te shtunen nga policia italiane me akuzen e vrasjes se Rajmonda Zefit 30 vjece duke u fajesuar edhe per fshehjen e kufomes se saj per me se nente dite. Policia ka pasur dyshime tek bashkeshorti i gruas shqiptare qe prej 3 janarit 2010 kur me kater dite vonese ai u paraqit ne stacionin e karabinierise dhe denoncoi zhdukjen e se shoqes. Hetuesit fillimisht kishin sekuestruar makinen e ciftit nje Citroen ndersa dje gjate nje kontrolli gjeten gjurme gjaku ne kete automjet. Menjehere ata u
kthyen ne banesen ku jetonte cifti ne Viareggio. Kontrolli ne shtepine ku kishte jetuar gruaja shqiptare deri ne naten e nderrimit te viteve zbuloi gjurme te tjera gjaku ne shkalle. Kaq mjaftoi qe shtetasi Francesco Quinci te shoqerohej ne polici ne oret e mbremjes. Ai iu nenshtrua seancave te gjata te marrjes ne pyetje ne kuesture ku fillimisht pranoi se ka pasur kontradikta me gruan. Italiani 36-vjecar pranoi me pas se diten e ngjarjes me 31 dhjetor si pasoje e nje konflikti Rajmonda Zefi ka dashur te largohej nga shtepia duke i thene te shoqit se nuk do te kthehej. U perpoqa ta ndaloja nuk e njoftova policine sepse e dija se ajo nuk do te bindej te qendronte ka thene italiani i arrestuar per vrasjen. Kur eshte pyetur per gjurmet e gjakut ne banese ai ka thene se Rajmonda Zefi ishte rrezuar ndersa ai po perpiqej ta mbante kur 30-vjecarja tentoi largimin nga banesa ku ndodheshin dhe dy femijet njeri 3 dhe tjetri 8 vjec. Por pasi i eshte thene se ishin gjetur gjurme gjaku edhe ne makine i akuzuari ka shtangur. Ai ka pranuar se e kishte vrare gruan e tij dhe kufomen e saj e kishte groposur ne pyll pasi i kishte djegur rrobat. Pas marrjes se deshmise nga autori i vrasjes bazuar ne pershkrimet e tij policia ka gjetur trupin e pajete te Rajmonda Zefit dje ne mengjes ne nje pyll ne komunen e Stazzema-s. Mjeket ligjore kane thene se kufoma e gruas ishte hedhur nga nje shkemb te pakten 20 metra i larte duke rene ne disa shkurre.
Viktima ish-balerine
Sipas hetuesve te policise gruaja shqiptare Rajmonda Zefi ka pasur konflikte te vazhdueshme me te shoqin per shkak se kohet e fundit ishte angazhuar ne nje kompani eventesh. Naten e Vitit te Ri ajo ka pasur nje telefonate nga shoke dhe kolege te saj qe i kane kerkuar organizimin e nje feste. Kjo telefonate rreth ores 0930 nuk eshte pritur mire nga bashkeshorti i cili ka nisur ti kerkoje llogari se shoqes duke hyre ne konfliktin qe coi me pas ne vrasjen e saj.
Vrasesi festoi pasi hodhi kufomen ne pyll
Pas pranimit te krimit nga shtetasi italian Francesco Quinci policia ka marre ne pyetje disa banore te zones. Dy fqinje te ciftit i kane thene policise se kane degjuar britmat e gruas brenda baneses naten e krimit. Nderkohe sic ka pranuar edhe vete i dyshuari pasi kishte hedhur trupin ne pyll italiani 36-vjecar kishte humbur rrugen ne kthim edhe si pasoje e tronditjes. Ai kishte pyetur nje banor te zones aty prane per te gjetur rrugen e kthimit. Ky banor i konfirmoi policise se me 31 dhjetor 2010 kishte takuar nje person qe e kishte pyetur per rrugen. Nderkohe sic ka deshmuar ne rrefimin e tij dhene ne polici shtetasi Francesco Quinci ka thene se pasi ishte kthyer ne banese ai kishte festuar naten e nderrimit te viteve krejt normalisht per ti thene policise tri dite me pas se ishte tronditur nga largimi i gruas me te cilen ishte shume i lidhur.