E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjykata i jep burg pa afatpërdhunuesit të 13-vjeçares

KORÇE - Gjykata e Korçës jep masën e arrestit "Burg pa afat" për 26-vjeçarin Nikolin Samara, i cili rrëmbeu dhe përdhunoi një 13-vjeçare. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Avokati i Samarës ka kërkuar dënim më të butë, pasi ata kishin lidhje me njeri - tjetrin. Vetë i akuzuari ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve të vajzës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mborje, pak kilometra larg qytetit të Korçës. Sipas policisë së Korçës, Nikolin Samara rrëmbeu dhe përdhunoi të dielën e shkuar, të miturën me iniciale M.G, duke e çuar atë në një banesë dykatëshe në fshatin Mborje. Pas denoncimit të familjarëve të vajzës, 26-vjeçari u arrestua në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Ndërkaq, pas arrestimit 26-vjeçari deklaroi në polici se ka pasur lidhje me vajzën dhe se dëshmia e saj nuk është e vërtetë. Sipas tij, e mitura gënjen nga frika e prindërve. "Vajza erdhi me dëshirë tek unë”, - ka thënë ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›