Ekskluzive: Jep dorëheqje Tahir Lushtaku

Trajneri i deritanishëm i klubit futbollistik Drenica, Tahir Lushtaku ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline bordi i skuadrës. Lushtaku ka përmendur disa arsye për largimin e tij nga Drenica.
"Lushtaku nuk është pajtuar me rregullat e skuadrës, organizimin dhe nuk sheh të ardhme në skuadër. Dorëheqja e tij është e parevokueshme" deklaroj për Indeksonline një zyrtar i skuadrës./Indeksonline/