E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi: Do ta mposhtim Shqipërinë

Mesfushori gjakovar, Ardian Gashi do të jetë një nga dy kosovarët që do të sfidojnë Shqipërinë me fanelën e Norvegjisë. Mesfushori i skuadrës suedeze Helsingborg, Gashi ka thënë se ndaj Shqipërisë, Norvegjia synon vetëm fitore.

"Jam në një formë të mirë siç kam treguar dhe në dy ndeshjet e fundit me Helsinborgun në kampionat, ku kam mundur të shënojë dhe dy gola, gjë që nuk para ndodh shpesh.
Shqipëria është një skuadër që ka ardhur në rritje dhe këtë e tregoi dhe në sfidën që luajtën në Norvegji, megjithatë në Tiranë ne do të bëjmë maksimumin për të fituar, dhe do të përpiqemi të jemi sa më shumë këmbngulës" deklaroi Gashi.

Për Norvegjinë pritet të jetë në formacion edhe kosovari Valon Berisha, lojtar i skuadrës austriake Salzburg./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›