E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive/ Mafia Italiane nëtregtinë e armeve në Shqipëri

TIRANE - Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Shqipëri, Albino Prudentino, i cili aktualisht ndodhet në burgun Rebibbia të Romës, i akuzuar nga Prokuroria italiane si pjesëtar i grupimit mafioz të Puljas Sacra Corona Unita, krijuar lidhje të tërthorta biznesi me kompani, të cilat janë të përfshira në tregtinë e armëve.

Deri tani, janë të njohura investimet e tij – pastrime parash – në restorante, bare e lojra fati, në Tiranë e Vlorë. Por, gjurmët e pjesëmarrjes së tij, apo të pjesëtarëve të familjes së tij, me aksione në kompani shqiptare, çojnë në një person, që ndodhet në pozicione drejtuese në disa të tilla njëherësh, për të dalë edhe si aksioner në eksport-import armatimesh.

Konkretisht, në krye të subjektit “grosist” të basteve BET PLUS, i cili aktualisht është i pezulluar dhe ku djali i Prudentinos, Angelo, zotëronte 45 për qind të aksioneve, kishte administrator Lulëzim Sallakun.

Ky biznesmen i fundit njëkohësisht është edhe aksioner tek një kompani tjetër – ACTIVE PROJECT LVL - ku del në skenë emri, i shumëpërfolur, i Lorenc Goçës, kompani, objekti i së cilës është shumë përgjithësues.

Por, në këtë subjekt 70 për qind të aksioneve i ka një kompani tjetër – RSM & RB FINANCE.AL – ku 50 për qind është pronar Goça.
Lorenc Goça ka regjistruar rregullisht këtë kompani të fundit me një ndër objektet e saj “importin dhe eksportin e armatimeve”.

Në këtë mënyrë, nëpërmjet pranisë së Sallakut në dy kompani shqiptare (e dyta me kapital shqiptar dhe të huaj njëkohësisht), realizohet një lidhje e dyshimtë e Prudentinos drejt një biznesi të tregtisë ndërkombëtare të armëve.

Ndërkohë, sërish Lorenc Goça është administrator i një tjetër kompanie, shumë të njohur, me objekt 100% tregtinë e armëve: UNINESKO.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›