E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekskluzive: Putini me patriarkun Porfirije, biseda e plotë

Mes një sërë pikash që prek “Një Shqipëri” i të premteve mbrëma, Mentor Nazarko i ftoi miqtë e tryezës së rrumbullakët, mbledhur për Papa Françeskun, në një tjetër çështje delikate, si ajo e marrëdhënieve mes Kishës Katolike dhe asaj Orthodokse.

U përmend këtu, takimi në Kremlin, i Presidentit rus Putin, me patriarkët Porfirije dhe Kirill.

“Nuk e di nëse e kam ambasadorin Prenkaj, por ai mund të na thotë diçka, të cilat do të ishte domethënia nga këndvështrimi i marrëdhënieve diplomatike të Vatikanit me Kosovën e një vizite eventuale në kllapa të munguar të Papës në Prishtinë”, – thotë Nazarko.

Më parë, – tha ambasadori Prenkaj, – për publikun e gjerë duhet të kujtojmë se më 17 shkurt të vitit 2008, pra në ditën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuesi i Papës, Benedikti i 16, pra zëdhënësi i Papës, Ati Lombardi, del me një qëndrim të Papës, i cili thotë se Kosova është një realitet i ri, i cili duhet të, të trajtohet si i tillë dhe thërret që të vazhdojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kisha është gjithmonë pranë popullit të Kosovës.

Papa Françesku e ka thënë edhe vetë që kisha ortodokse në ADN-në e vet është ndarë nga trungu i së vërtetës dhe kisha katolike e është bërë një me pushtetin, me pushtetin mondan, domethënë, ata janë thjesht klerikët, nuk janë vasalë të pushtetit. Kështu që i kanë bërë një aleancë deri në nivele përveçse me pushtetin dhe kjo është edhe problemi i kishës ortodokse, pra, problemi organik. Edhe Papa, duke pasur një indipendencë, i ka pasur modelet perfekte për t’i përqafuar, për t’i çuar përpara diplomacinë e së vërtetës, diplomacinë tamam të kërkimit të së vërtetës – janë fjalë e studiuesit Nest Zefi.

Por, Nazarko e pyet nëse këtë vizitë të munguar të Papës e kushtëzuar nga marrëdhënia e mirë që ka pasur me, me kishën ortodokse, pra me kushtëzimin që mund t’i ketë ardhur nga kisha ruse, apo nga kisha serbe?

Biseda e plotë, e transkriptuar, e takimit në Kremlin:

Revolucioni me ngjyra në Serbi duhet të mposhtet! Perëndimi dëshiron të shkatërrojë identitetin e popullit serb

Në faqen e Patriarkanës së Moskës është publikuar e gjithë biseda mes presidentit të Rusisë dhe patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe. Ata folën për zhvillimet në Serbi, për revolucionin me ngjyra, për vlerat perëndimore, pozicionet gjeopolitike të dy popujve dhe për Papa Françeskun e ndjerë.

Në faqen e Patriarkanës së Kishës Ortodokse Ruse në Moskë është publikuar e gjithë videoja e bisedës mes presidentit rus Vladimir Putin dhe patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirij.

Në takim ishin të pranishëm edhe patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill, si dhe mitropolitët serbë Irinej dhe Antonij.

Më poshtë është i gjithë transkripti i bisedës, i shoqëruar edhe nga videoja.

Vladimir Putin: Shenjtëria Juaj!

Më lejoni t’ju përshëndes përzemërsisht në Moskë dhe në këto dhoma – këtu mbizotëron një atmosferë e veçantë. Jemi shumë të lumtur që ju kemi këtu.

E di që Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes popujve tanë, që tradicionalisht janë shumë të ngushta, miqësore dhe të mbështetura në besim të ndërsjellë.

Më lejoni t’ju uroj festën e Pashkës. Është një festë e shenjtë për të dyja kishat tona.

E kam thënë më parë se marrëdhëniet ruso-serbe kanë gjithmonë një karakter të veçantë, edhe sot. Ndër të tjera, kjo është sepse na bashkojnë rrënjë të forta dhe të thella shpirtërore.

Gjithmonë jemi të lumtur t’ju shohim. Për 9 majin, presim presidentin e Serbisë në Moskë për ceremoninë e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike.

E dimë që situata në Ballkan nuk është e lehtë, dhe njohim përpjekjet tuaja për të forcuar pozitat e Serbisë, përfshirë dhe rëndësinë e Kuvendit të Përgjithshëm Serb që organizuat.

Gjithmonë i mirëpritur!

Patriarku Porfirij: Zoti President, më falni që do të flas pak – nuk flas mirë rusisht, por i kuptoj të gjitha. Me mua është edhe Imzot Irinej, ai flet shumë mirë rusisht.

Faleminderit që na keni pritur dhe ju uroj Pashkët. Krishti u ringjall!

Shpresoj se ringjallja është rruga dhe realiteti ynë, fakti i besimit tonë. Kjo do të thotë se fitorja është e ditur dhe varet nga vullneti i Zotit. Detyra jonë është të bëjmë atë që na takon.

Desha t’ju falënderoj për gjithçka që bëni në nivel vlerash. Sepse pa vlera, pa ideologji – jo ideologji në kuptimin psikologjik, por në thelb – jeta është e pamundur. Gjithçka varet nga besimi: si besojmë, ashtu jetojmë, ashtu janë fjalët tona etj.

E dini edhe vetë se marrëdhëniet mes kishave tona në të kaluarën kanë qenë gjithmonë marrëdhënie dashurie dhe ndihme të ndërsjellë mes Kishës Ruse dhe asaj Serbe. Mendoj se edhe sot janë të tilla… apo jo?

Patriarku Kirill: Po, është e vërtetë.

Patriarku Porfirij: Paraardhësit e mi – patriarkët e Kishës Serbe – kanë qenë gjithmonë të lidhur me patriarkët e Kishës Ruse. Edhe paraardhësi im, Shenjtëria e tij Irinej, thoshte: neve serbëve… si thoshte ai?

Imzot Irinej: Thoshte që varka jonë e vogël, duke lundruar në një det të trazuar, gjithmonë duhet të jetë e lidhur me anijen e madhe ruse.

Patriarku Porfirij: Doja të thosha se ne e ndjejmë këtë dhe besojmë se është e vërtetë.

Duhet të them, edhe pse ju e dini, por ia vlen ta them: populli serb e sheh popullin rus si të vetin. Ndonjëherë duket se shpresa që serbët kanë në Rusinë dhe politikën ruse është më e madhe sesa në vetveten. Ndoshta është paradoksale.

Para dy javësh isha në Jerusalem dhe fola gjatë me patriarkun e Jerusalemit. Ai nuk e dinte që do vija në Moskë. Kur folëm për ortodoksinë në nivel global, ai më tha: “Ne ortodoksët kemi një kartë të fortë.” E pyeta: “Cilën?” Ai më tha: “Vladimir Putin.” Këto fjalë thonë gjithçka.

Duam të ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe qëndrimin në lidhje me Kosovën dhe Republikën Srpska, dhe natyrisht edhe Malin e Zi – edhe atje është populli ynë, kisha jonë. E dini shumë mirë se pa mbështetjen tuaj dhe atë të Kinës, nuk e di çfarë do ndodhte me Kosovën. Për Pashkë isha atje, shërbeva liturgjinë si patriark – është qyteti i kryepeshkopatës sonë.

Ju lutem të qëndroni në atë qëndrim dhe të bëni gjithçka që mundeni. Sepse – pavarësisht politikës, njerëzve, lajmeve që marrim – pa Kosovën dhe pa Republikën Srpska, mund të them se populli serb është pa perspektivë.

Kemi marrëdhënie shumë të mira me presidentin tonë dhe ai ju dërgon përshëndetje. Më tha që më 9 maj do të jetë këtu, pavarësisht nga rrethanat në Evropë dhe gjetkë.

Qëndrimi ynë për Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi, mendoj dhe ndjej se varet shumë edhe nga qëndrimi i shtetit rus, i Federatës Ruse në nivel global. Dëshira ime, dhe e shumicës në Kishën tonë, është që nëse ndodh një riorganizim i ri gjeopolitik, të jemi afër asaj sfere ruse.

Imzot Irinej: Në botën ruse.

Patriarku Porfirij: Po, në botën ruse, në botën ortodokse. Folëm për ortodoksinë me Shenjtërinë tuaj – nuk është e lehtë. Edhe te ne këto ditë ka revolucion. Si quhet?

Imzot Irinej: Revolucion me ngjyra.

Patriarku Porfirij: Revolucion me ngjyra – ju e dini këtë. Shpresoj që do e kapërcejmë këtë sprovë, siç thatë edhe ju. Sepse e dimë dhe e ndjejmë që qendrat e fuqisë nga Perëndimi nuk duan që të zhvillohet identiteti dhe kultura e popullit serb.

Putin: Shenjtëria Juaj, përmendët identitetin. Kjo është një çështje që kisha e trajton, veçanërisht Kisha Ortodokse Ruse nën drejtimin e Patriarkut të Shenjtë të Moskës dhe të gjithë Rusisë. Patriarku punon shumë për të forcuar vlerat tona tradicionale dhe themelet tona shpirtërore.

Kur takohemi, gjithmonë kujtojmë dhe flasim për vëllezërit tanë ortodoksë, dhe kjo është qëndrimi i patriarkut të shenjtë. Jam i sigurt që ai flet shpesh për këtë edhe me ju. Shenjtëria Juaj.

Patriarku Kirill: I nderuar Vladimir Vladimiroviç!

Jam shumë i lumtur që ky takim po ndodh dhe që do të mbahet.

Nga të gjitha kishat ortodokse autokefale, kisha serbe është më e afërta me kishën ruse – nga kultura, nga gjuha. Edhe historikisht: vendet tona kurrë nuk kanë luftuar kundër njëra-tjetrës, dhe nëse kanë luftuar, kanë qenë krah për krah kundër të tjerëve.

Dashuria për rusët, për popullin rus dhe kishën ruse është e gdhendur në mënyrë organike në kulturën dhe popullin serb. Prandaj janë miqtë tanë më të afërt, vëllezërit tanë – si në shpirt ashtu edhe në filozofi jete. Kjo ka rëndësi të madhe: si në diskutimet për çështje të përbashkëta, ashtu edhe në mbledhjet ndërkishtare ortodokse, kisha serbe është më e afërta me ne. Këtë nuk e them vetëm se patriarku serb është sot këtu, por sepse është e vërtetë.

Nëse shikojmë historinë, populli dhe kisha serbe kurrë nuk e kanë tradhtuar Rusinë.

Disa vende sllave, pa përmendur emra, nën ndikimin e fuqive perëndimore ushtarake, përkohësisht kanë ndryshuar drejtim, pastaj janë penduar, por e kanë bërë. Serbët kurrë nuk kanë ndryshuar. Kjo dashuri për Rusinë, mund të them, është ndoshta e gdhendur gjenetikisht te populli serb.

Kjo pasqyrohet fuqishëm edhe në marrëdhëniet ndërkishtare. Gjithmonë jemi në një mendje. Edhe kur në forumet ndërortodokse ka debat, gjithmonë ndjejmë mbështetjen e kishës serbe.

Dhe natyrisht, dua të theksoj edhe një gjë: Serbët janë, natyrisht, më në perëndim se ne – kështu e ka ndarë Zoti. Është një kishë që përballet drejtpërdrejt me Perëndimin, nga i cili…

Biseda e plotë, mes Patriarkut Porfirij dhe Presidentit Vladimir Putin, e zhvilluar në Kremlin, sipas transkriptit të publikuar nga Patriarkana e Moskës:

Vladimir Putin: Shenjtëria Juaj!

Më lejoni t’ju përshëndes përzemërsisht në Moskë, si dhe këtu në këto dhoma – këtu mbizotëron një atmosferë e veçantë. Jemi shumë të lumtur që ju shohim.

E di që Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes kombeve tona, të cilat tradicionalisht kanë ruajtur marrëdhënie aleate të ngushta, të ngrohta dhe të besueshme.

Më lejoni t’ju uroj festën e Pashkës së Ndritshme. Është një festë e shenjtë e përbashkët për ne.

E kam thënë më parë se marrëdhëniet ruso-serbe kanë gjithmonë një karakter të veçantë, edhe sot. Kjo, ndër të tjera, është për shkak të rrënjëve të thella dhe të fuqishme shpirtërore që na lidhin.

Gjithmonë na gëzon të ju shohim. Më 9 maj presim Presidentin e Serbisë në Moskë për festimet e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike.

E dimë që situata në Ballkan nuk është e thjeshtë, dhe i njohim përpjekjet tuaja për të forcuar pozicionin e Serbisë, përfshirë edhe rëndësinë e kuvendit gjithëserb që keni mbajtur.

Jeni gjithmonë të mirëpritur këtu.

Patriarku Porfirij: Zoti President, më falni, do të them disa fjalë – nuk flas mirë rusisht, por e kuptoj gjithçka. Me mua është edhe Imzot Irinej, i cili flet shumë mirë rusisht.

Faleminderit që na pranuat dhe ju uroj Pashkën. Krishti u ringjall!

Shpresoj që ringjallja të jetë rruga dhe realiteti ynë, fakti i besimit tonë. Do të thotë që fitorja është e njohur dhe se ajo varet nga vullneti i Zotit. Ne na takon të bëjmë atë që është në dorën tonë.

Doja t’ju falënderoja për gjithçka që bëni në nivelin e vlerave. Sepse pa vlera, pa ideologji – jo ideologji në kuptimin psikologjik, siç thatë edhe ju, por në thelb – nuk mund të jetohet. Gjithçka varet nga besimi: si besojmë, ashtu është jeta jonë, fjalët tona, etj.

E dini dhe vetë keni thënë që marrëdhëniet mes kishave tona kanë qenë gjithmonë marrëdhënie dashurie dhe ndihme të ndërsjellë mes Kishës Ruse dhe asaj Serbe. Mendoj se edhe sot është kështu. Apo jo?

Patriarku Kiril: Ashtu është.

Patriarku Porfirij: Paraardhësit e mi – patriarkët e Kishës Serbe – kanë qenë gjithmonë të lidhur me patriarkët e Kishës Ruse. Edhe paraardhësi im, Shenjtëria e Tij Patriarku Irinej, thoshte: neve serbëve na duhet… Si thoshte ai?

Imzot Irinej: Thoshte që anija jonë e vogël, që lundron në det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur me anijen e madhe ruse.

Patriarku Porfirij: Këtë doja të thoja, ne e ndiejmë dhe besojmë se kjo është e vërtetë.

Duhet të them se ju këtë tashmë e dini, por përsëri duhet thënë: populli serb e sheh popullin rus si të vetin. Nganjëherë mund të duket që shpresa që serbët kanë në Rusinë dhe politikën ruse është më e madhe se në vetveten. Ndoshta është paradoks.

Dy javë më parë isha në Jerusalem dhe fola me Patriarkun e Jerusalemit. Nuk e dinte që do të vija në Moskë. Kur folëm për ortodoksinë në nivel global, më tha: “Ne ortodoksët kemi një aset.” E pyeta: “Cilin?” Ai më tha: “Vladimir Putinin.” Këto fjalë flasin shumë.

Duhet të theksoj që jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe qëndrimin lidhur me Kosovën dhe Republikën Srpska, si dhe Malin e Zi – edhe atje është populli ynë, kisha jonë. Ju e dini mirë që pa mbështetjen tuaj dhe të Kinës, nuk e di çfarë do të ndodhte me Kosovën. Për Pashkë isha atje, mbajta liturgjinë patriarkale – ai është qyteti i kryepeshkopatës sonë.

Ju lutemi të vazhdoni të qëndroni në këtë pozicion dhe të bëni gjithçka që mundeni. Sepse – pavarësisht politikës, njerëzve, lajmeve – pa Kosovën dhe pa Republikën Srpska, mund të them, populli serb është pa perspektivë.

Sigurisht, kemi marrëdhënie shumë të mira me presidentin tonë, dhe ai ju dërgon përshëndetjet e tij. Më tha që do të jetë këtu më 9 maj, pavarësisht rrethanave në Evropë dhe gjetkë.

Qëndrimi ynë për Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi, mendoj dhe ndiej se varet edhe nga qëndrimi i shtetit rus në nivel global. Dëshira ime, dhe e shumicës në Kishën tonë, është që në të ardhmen, nëse ndodh ndonjë rikonfigurim gjeopolitik, të jemi pranë rrethit rus.

Imzot Irinej: Në botën ruse.

Patriarku Porfirij: Po, në botën ruse, në botën ortodokse. Për ortodoksinë kemi folur me Shenjtërinë Tuaj – nuk është e lehtë. Edhe tek ne këto ditë ka revolucion. Si quhet?

Imzot Irinej: Ngjyrë (Obojena).

Patriarku Porfirij: Revolucion ngjyrash – ju e dini. Shpresoj që do ta kapërcejmë këtë sprovë, siç thatë ju. Sepse e dimë dhe e ndiejmë që qendrat e fuqisë nga Perëndimi nuk duan që të zhvillohet identiteti i popullit serb dhe kultura e tij.

Faleminderit për atë që thatë, dhe Zoti ju dhëntë forcë dhe mençuri. Lutjet tona janë gjithmonë me ju dhe shpresoj që Zoti do t’ju ndihmojë.

Vladimir Putin: Shenjtëria Juaj, e përmendët identitetin. Me këtë merret kisha, veçanërisht Kisha Ortodokse Ruse nën udhëheqjen e Shenjtërisë së Tij Patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë. Ai bën përpjekje të mëdha për të forcuar vlerat tona tradicionale, themelet tona shpirtërore.

Sa herë që takohemi, gjithmonë kujtojmë dhe flasim për vëllezërit tanë ortodoksë, dhe ky është qëndrimi i Shenjtërisë së Tij. Jam i bindur që ai gjithmonë flet për këtë edhe në bisedat me ju.

Patriarku Kiril: I nderuar Vladimir Vladimiroviç!

Jam shumë i lumtur që ky takim u realizua dhe që po ndodh.

Nga të gjitha kishat ortodokse autoqefale, kisha serbe është më e afërta me kishën ruse – për nga kultura, gjuha, dhe në aspektin historik: vendet tona nuk kanë luftuar kurrë kundër njëra-tjetrës, dhe nëse kanë luftuar, kanë qenë krah për krah kundër të tjerëve.

Kjo dashuri për rusët, për popullin dhe kishën ruse, është e ngulitur në mënyrë organike në kulturën e Serbisë, në popullin serb. Prandaj janë miqtë tanë më të afërt, vëllezërit tanë – në shpirt dhe në filozofi jetese. Kjo ka rëndësi të madhe: edhe kur diskutojmë së bashku për problemet, edhe në tubimet panortodokse, kisha serbe është më e afërta jonë. Dhe këtë nuk e them vetëm se sot këtu ndodhet Patriarku i Serbisë – por sepse është vërtet kështu.

Nëse shikojmë historinë, populli dhe kisha serbe nuk e kanë tradhtuar kurrë Rusinë.

Disa vende sllave, pa i përmendur me emër, nën ndikimin e fuqive perëndimore militariste, përkohësisht kanë ndërruar orientim, pastaj janë penduar – por e kanë ndërruar. Serbët kurrë nuk kanë ndërruar. Kjo dashuri për Rusinë, mund të them, është e gdhendur gjenetikisht në popullin serb.

E gjithë kjo reflektohet fuqishëm edhe në marrëdhëniet ndërkishtare. Gjithmonë jemi në një mendje. Dhe kur në forumet ndërortodokse ka debate, gjithmonë ndiejmë mbështetjen e kishës serbe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›