E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksod i mjekëve bullgarë

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 13:10

Numri i mjekëve që largohen nga Bullgaria për të kërkuar mundësi jashtë vendit pothuajse mund të dyfishohet këtë vit, sipas sindikatës që përfaqëson këtë profesion.

Shumica prej tyre nuk do të kthehen kurrë.

Rreth 80 për qind e atyre që largohen janë të sapo-diplomuar. Pas emigrimit, ata gjejnë vende pune në spitale të huaja dhe stabilizohen në profesionin e tyre.

Në tërësi, Bullgaria mund të humbasë rreth 1000 mjekë deri në fund të këtij viti, sipas llogaritjeve të Sindikatës bullgare të Mjekëve.

Svilen Stojcev është një prej shumë mjekëve që vendosën të punojnë në Gjermani, një destinacion i preferuar për specialistët e rinj, së bashku me Francën, Britaninë, Irlandën e Veriut, Danimarkën dhe Suedinë. "Sistemi i tanishëm në Bullgari i detyron mjekët që të punojnë në një mënyrë nga e cila nuk përfiton as pacienti, as mjeku", tha Stojcev.

"Mungesa e pajisjeve mjekësore dhe parave të transformojnë në një Dr. Kuin," shton ai, duke iu referuar personazhit të një seriali të njohur televiziv me temë nga periudha e banorëve të parë evropianë të Amerikës.

"Kjo nuk është e pranueshme për një vend evropian."

Sipas një studimi nga Universiteti Mjekësor në Sofje, 84 për qind e të diplomuarve emigrojnë sepse besojnë se kjo do të jetë më mirë për karrierën e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›