E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e deficitit, prioritet i Obamas

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 13:45

Presidenti amerikan, Barak Obama, theksoi se ulja e deficitit të vendit dhe krijimi i një klime për shtimin e vendeve të punës mbetet një çështje qendrore e presidencës së tij.

Gjatë fjalimit të përjavshëm në radio dhe në internet, presidenti Obama tha se asnjë program qeveritar nuk duhet të përjashtohet, ndërkohë që Kongresi kërkon rrugët për të shkurtuar deficitin.

Presidenti tha gjithashtu se njerëzve shumë të pasur nuk duhet t’u bëhen shkurtime të tatimeve në dëm të ndihmës për arsimin, kërkimeve mjekësore dhe kujdesit për të moshuarit.

Presidenti Obama theksoi se qeveria duhet të veprojë brenda mundësive të saj - njëlloj si familjet – pra të mos shpenzojë para që nuk i ka.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara përgatiten për të festuar ditën e pavarësisë më 4 korrik, Obama po u bën thirrje demokratëve dhe republikanëve të nxjerrin mësime nga fryma me të cilën u themelua vendi, për të përballuar sfidat e tanishme ekonomike.

Në fjalimin në emër të republikanëve, senatori Dan Coats, nga shteti i Indianas, tha se politikat ekonomike të presidentit dhe të demokratëve nuk po funksionojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›