Ekspedita në kërkim të zonave të reja arkeologjike
Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë ka miratuar dhe një sërë projektesh për gjetjen e siteve të reja arkeologjike në vend. Kështu është vendosur që të zhvillohen disa ekspedita përnjohëse të terreneve që mendohet së përbëjnë një burim të ri studimor për arkeologët. Gjatë këtij viti janë planifikuar vëzhgime sipërfaqësore në pjesën veriperëndimore të fushës së Korçës, në vendbanimet prehistorike të Shqipërisë Jugperëndimore, në vendbanimet e periudhës veneciane dhe otomane në territorin përreth Butrintit, në Luginën e Drinit të Zi në Dibër, në Luginën e Valbonës në Tropojë, në qytetin e Vlorës dhe në zonat përreth, si dhe një vëzhgim për projektin Arbëri Arkeologjik në Tiranë dhe Krujë.