Eksperiment me manekin per te zbuluar vrasesin e Hekuran Dedes

TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit per te zbuluar dhe identifikuar autorin e vrasjes se Hekuran Dedes diten e demonstrates se 21 janarit do te kryeje eksperiment ne vendin e ngjarjes me ndihmen e nje manekini kukull. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare prane grupit hetimor te pasojave te demonstrates se 21 janarit sipas te cileve ky eksperiment do te kryet ne ditet ne vazhdim.
Per te sqaruar dhe zbardhur vendin nga ka ardhur plumbi qe i mori jeten demonstruesit Hekuran Deda do te behet eksperiment ne vendin e ngjarjes. Ky eksperiment do te kryhet nga grupi hetimor dhe eksperte kriminalistike te Drejtorise se Policise nen mbikeqyrjen dhe asistimin e prokurorit amerikan dhe ekspertit te Byrose Federale te Hetimit FBI-se.
Kryerja e eksperimentit do te behet me ndihmen e nje manekini qe do te vendoset ne vendin ku viktima Deda ishte ne momentin qe plumbi i ka pershkruar koken qe i solli edhe vdekjen. Do te shikohet drejtimi i ardhjes se plumbit me planin e vendosjes se Gardisteve dhe kendin e hyrjes dhe daljes se predhes se plumbit ne koken e viktimes per te arritur te identifikohet vendi apo pozicioni i gardistit ne oborrin verior te kryeministrise ne krahe te piramides-thuhet nga burimet e prokurorise.
Sipas ketyre te fundit eksperimenti duhet te zbardhe vend pozicionin e autorit te kesaj vrasjeje nderkohe qe dy deshmitare ne vendin e ngjarjes kane deponuar per gardistin qe ndodhej tek tuneli ne kryeministri. Gardisti qe ka qene i pozicionuar tek tuneli sipas prokurorise ka qene shefi i Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo nga arma e te cilit rezulton se eshte vrare edhe Ziver Veizaj.
Per kryerjen e ketij eksperimenti prokuroreve te ceshtjes u eshte lene detyre edhe nga gjyqtari i masave Shkelqim Mustafa i cili ne arsyetimin e vendimit te caktimit te mases se sigurise arrest me burg me afat 30 ditor ndaj tre gardisteve Sadik elaj Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli ka kerkuar qe brenda ketyre diteve te mbaroi eksperimenti per vrasjen e shtetasit Hekuran Deda.
Konkluzioni per autoret e dyshuar te vrasjes se Hekuran Dedes mund te nxirren vetem me ane te kryerjes se veprimit hetimor te Ekspertimit per te percaktuar me eksperte kriminalistike se me cfare mjeti jane shkaktuar demtimet e pershkruara ne Procesverbalin e Keqyrjes se vendit te ngjarjes se dates 6 shkurt 2011 ndaj viktimes Hekuran Deda-thuhet ne vendimin e gjyqtarit Mustafa qe Shekulli e botoi nje dite me pare.
Sipas ketyre burimeve mesohet se kryerja e eksperimentit pritet te behet ne ditet ne vazhdim ne kushtet e boshatisjes per pak kohe te bulevardit Deshmoret e Kombit ose ne oret kur ai nuk do te jete i ngarkuar me levizje apo mjete te transportit. I ndjeri Hekuran Deda ne momentin qe Gardistet kane filluar te shtenat me plumba luftarake mbi njerezit ndodhej i hipur siper nje tavoline te vendosur nga nje televizion kombetar ngjitur me nje pishe qe ndodhej ne Bulevardin Deshmoret e Kombit pak metra nga porta e hyrjes se ministrave ne ndertesen e kryeministrise.
Sipas dyshimeve te ngritura nga grupi hetimor dhe deshmitaret e pranishem dyshohet se vrasja e Dedes ka ardhur nga plumbat e dale nga armet e 4 gardisteve te arrestuar qe cilesohen si grupi i zjarrit.
Ne vendin e ngjarjes prokuroria dhe policia nuk gjeti predhen qe i shkaktoi vdekjen demonstruesit Hekuran Deda cka i ka veshtiresuar punen hetuesve per te identifikuar armen dhe personin qe e shkrepi ate duke i sjelle vdekjen me nje plumb tejshpues ne koke.
Prokuroria i rikerkon Gardes armet e tjera te 21 janarit
Prokuroria e Tiranes me ane te nje vendim sekuestrimi i ka kerkuar drejtuesit te Gardes se Republikes gjeneral Ndrea Prendit qe ndodhet nen hetim per ngjarjen e 21 janarit qe te vere ne dispozicion te grupit hetimor edhe armet e tjera qe diten e demonstrates jane perdorur nga efektivet e Gardes.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes sipas te cileve eshte kerkuar qe pervec armeve te modelit MP-5 te kalibrit 9 mm qe jane dorezuar dhe nenshtruar ekspertimit teknik e balistik nga Policia Shkencore te dorezohen edhe armet e tjera mes te cilave ato te modelit 56 kalibri 7.62 mm Kallashnikov.
Nga keqyrja e vendit te ngjarjes brenda oborrit te nderteses te Keshillit te Ministrave dhe pikerisht nga pjesa veriore e tij jane gjetur nje sasi gezhojash prej te cilave 117 gezhoja te kalibrit 9 mm si dhe 14 gezhoja te kalibrit 7.62 mm te shperndare ne menyre te crregullt te cilat jane sekuestruar me cilesine e proves materiale.
Sipas aktit te ekspertimit balistik nr.1022 date 8 shkurt 2011 arrihet ne perfundim se nga 131 gezhoja 117 cope jane nxjerre prej gjashte armeve te sekuestruara ne Garde te llojit MP-5 kalibri 9 mm ndersa 14 gezhoja nuk jane nxjerre nga 51 automatiket MP-5 qe i jane nenshtruar ekspertimit-thuhet nga prokuroria.
Sipas tyre rezulton se nga armet e personave nen hetim shtetasit Sadik elaj Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Agim Llupo jane shkrepur 117 plumba luftarak gezhojat e te cilave jane gjetura ne vendin e ngjarjes.
Nderkaq 14 gezhojat e gjetura konsistojne se jane qitur nga arme model 56 te kalibrit 7.62 mm cka i ka shtyre hetuesit te kerkojne armet e tipit Kallashnikove qe efektivet e gardes diten e demonstrates se 21 janarit kishin ne perdorim.