E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, sot votohet për imunitetin e Metës

Zhvillohet sot seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ku pritet të votohet për heqjen e imunitetit të kreut të LSI-së, Ilir Meta.
Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve të marrë të hënën pasdite.
 

Në seancën e sotme në rendin e ditës janë votimi i fshehtë me elektronikë për heqjen e imunitetit të deputetit Meta, votimi i projektvendimit për kufizimin e imunitetit të deputetit dhe votimi i ndryshimit të 2 pikave në Rregulloren e Kuvendit. Pika e fundit pritet të ngjallë mjaft debate në Kuvend, pasi ndyshimi i rregullores është kundërshtuar ashpër dje nga PS.
 

Sipas propozimit të deputetëve të mazhorancës në rregulloren e ndryshuar përcaktohet dyfishimi i dënimit të deputetëve për sjellje jo korrekte në Kuvend dhe shtyrja në fund të seancës së diskutimit të lirë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›