E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët: CEZ, një rast që tremb investitorët e huaj

Përkeqësimi i marrëdhënieve mes qeverisë dhe kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë, komentohet nga përfaqësuesit e biznesit si një jehonë negative, e cila ka shumë mundësi që të trembë investitorët e huaj.

Sipas tyre, elementi më i rëndësishëm në kushtet e krizës ekonomike është thithja e investimeve nga jashtë dhe jo largimi i tyre. Por edhe përfaqësues të bizneseve të huaja pohojnë se rasti i CEZ-it krijon një precedent i cili mund të pengojë bizneset që të vijnë në Shqipëri, raporton Vizion Plus. Bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me kompaninë çeke është vështirësuar kohët e fundit pas aksionit që CEZ ndërmori me ndërprerjen e energjisë të ndërmarrjeve të ujësjellësit të cilat janë debitorë, gjë e cila pati jehonë edhe në disa media ndërkombëtare. Nga ana tjetër një nga nismat më të promovuara të qeverisë Berisha vitet e fundit ka qenë pikërisht rritja e investimeve të huaja në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›