E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i Qarrit, në tetor ishte në kishë për krezmim

Viktima Aleksandër Qarri

SHKODER- Adoleshenti që qëlloi me breshëri automatiku ndaj gjakësit në mes të Shkodrës të martën e kaluar ishte krezmuar në kishën katolike një muaj më parë.  Vetë arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Anxhelo Masafra, e bëri të ditur këtë fakt për 16-vjeçarin Albert Vukaj. Në meshën e mbajtur dje në qytetin e Shkodrës, Masafra preku fenomenin e gjakmarrjes, i cili u rikthye pas një periudhe “qetësie” në Shkodër, me atentatin që i mori jetën një personi të rastësishëm.

Ajo çka është më e rëndë, sipas përfaqësuesit të kishës, është fakti se adoleshenti që kreu vrasjen pa dashje të Aleksandër Qarrit, ndërsa tentoi të vriste personin me të cilin familja ishte në gjak, Lekë Markun, pak javë më parë i ishte nënshtruar një prej proceseve të rëndësishme të një besimtari katolik. Pikërisht krezmimit, i cili vjen pas periudhës së pagëzimit në kishë, proces që realizohet kryesisht në moshën e adoleshencës.

Në këtë meshë vetë arqipeshkvi Masafra, kryetar i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, kishte folur konkretisht për besimin dhe largimin nga çdo e keqe, sidomos krimi.

“Në muajin tetor, Albert Vukaj, minoreni që bëri vrasje, ka bërë krezmimin. Kam qenë unë ai që i kam dhënë sakramentin e shenjtë dhe ashtu siç është zakoni, si të gjithë të tjerëve, i kam thënë: Tani duhet t’i thuash jo shejtanit, jo të keqes”, tregoi dje Anxhelo Masafra, në ceremoninë e organizuar në kishën e madhe në Shkodër. (Lajmin e plote e lexoni ne Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›