E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Dobësimi i lekut do të vazhdojë

Monedha kombëtare sipas një parashikimi të bërë nga ekspertët do të vazhdojë dobësimin e saj duke arritur deri në nivelet e këmbimit 1 euro me 135 lekë. Sipas Artan Gjergjit, ekspert ekonomie deri në fund të këtij viti nisur nga pakësimi i të ardhurave të emigrantëve uljen e portofolit të investime të huaja si edhe rënien e eksporteve, leku mund të humbë mjaft pikë në tregun e këmbimit valutor.
Më tej ai ka thënë edhe disa ide në stimulimin e futjes së monedhave të huaja në tregun shqiptar siç është edhe ajo e emetimit të obligacioneve.
Dy nga grupet më të prekur nga lëvizja e kursit të këmbimit mbeten individët dhe bizneset të cilët kanë marrë një kredi në valutë të huaj, por të ardhurat i kanë në lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›