E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet Kritere per fabrikat

Nje projekt vendim tjeter qe pritet te miratohet per reduktimin e mbetjeve eshte ai qe lidhet me riciklimin e ambalazheve dhe qe eshte pergatitur se fundmi nga specialistet e Ministrise se Mjedisit. Gjate nje interviste hartuesit e ketij drafti bejne publike dhe disa nga detajet se si do te reduktohen mbetjet ne vecanti ato qe i perkasin plastikes. Per fabrikat qe do te merren me riciklimin do te vendosen kritere nderkohe qe pjesa tjeter do te perpunohen ne landfille. Do futen teknologji te tilla per perdorimin e ketyre ambalazheve zvogelimin ne sasi dhe ne volum. Eumlshte vendosur nje akcize per plastiken qe ambalazhi i plastikes te importohet nga jashte. Kjo akcize eshte 1 lek/kg. Vendosja e cmimit ne ambalazh nenkupton qe ti kur te shkosh ne supermarket qesen qe do e marresh do e paguash nje sasi lekesh - tha Vladimir Bezhani shef sektori ne MPPTT. Por masat per reduktimin e mbetjeve thone specialistet duhet te fillojne dhe qe nga ndarja ne origjine e mbeturinave. Kjo nenkupton dhe nismen e shume perfolur per ndarjen e mbetjeve ne kosha te posacem sipas perberjes qe ato kane. Por ne fakt ajo ende nuk ka filluar te aplikohet me perjashtim te disa rasteve te cilat kane qene ne menyre vullnetare per te ndikuar sadopak ne pastrimin e mjedisit nga ndotjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›