Urbanet me orar te ri 5 e mengjesit deri ne mesnate

Higjiena dhe vonesat bashkia vendos 109 gjoba Kreu i AMK-se Ibrahimi Heqje licence per shkeljet
Ne 5 te mengjesit deri ne oren 24 te mbremjes cdo urban duhet te jete ne qarkullim brenda Tiranes. Orare keto qe kane ekzistuar por qe asnjehere nuk jane zbatuar. Shkeljet e transportit publik vijojne me tej ku mungesa e higjienes dhe mosdhenia e biletave te sherbimit eshte nje tjeter abuzim i hapur. Ndaj kesaj situate te rende ka reaguar Bashkia e Tiranes ku me ngritjen e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit kreu i kesaj agjencie Geron Ibrahimi pas nje vezhgimi njemujor te ketyre linjave ka bere publike dje shkeljet dhe masat administrative te marra ndaj tyre.
Shkeljet
Ne nje dalje per mediat drejtori i Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatoreve Geron Ibrahimi ne Bashkine e Tiranes u kerkoi te gjithe operatoreve qe te respektojne oraret e vendosura nga ora 0500 e mengjesit deri ne oren 2400 orarin e percaktuar per tu paraqitur ne stacion si dhe sherbim korrekt ndaj qytetareve. Ibrahimi tha se fale nje pune 1-mujore te vezhgimit te 10 linjave urbane ne qytet jane konstatuar 109 shkelje administrative te cilat jane ndeshkuar me gjobe. Kreu i Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatoreve paralajmeroi se nese nuk respektohen kushtet ndaj sherbimit per qytetaret ne transportin urban do te merren masa deri ne heqjen e licencave ndaj operatoreve perkates. Bashkia e Tiranes se fundmi ka kryer nje kontroll te detajuar per sa i perket sherbimit ne transportin publik. Ne fund te ketij kontrolli ne kemi ndermarre edhe masa penalizuese ne 109 raste. Meqenese Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit ne fokus te punes se saj do te kete jo vetem mbrojtjen e konsumatorit por edhe informimin edukimin dhe keshillimin e biznesit ne raport me qytetarin e Tiranes si konsumator ftojme te gjithe operatoret e 10 linjave qytetese fillimisht por edhe linjave nderqytetese te marrin masa te menjehershme sa i perket rritjes se standardit ne sherbimin e transportit publik sa i perket nisjes se fillimit te punes ne oren 5 te mengjesit mbarimit ne oren 24 veshjes paraqitjes pastertise dhe gjithe kritereve frekuencave qe jane shume te rendesishme dhe qe duhet te jene sipas rregullave dhe kritereve te vete miratuara nga Bashkia e Tiranes dhe nga operatoret. Ne rastet kur ne do te hasim problematika te perseritura do ti propozojme kryetarit te bashkise edhe revokimin e licences.
Urbanet
Nga ana tjeter nje studim i bere nga ZMK-ja tregon qe nese do te permiresohej cilesia e sherbimit urban ne Tirane do te mund te rritej me 50 numri i udhetareve duke kapur shifren prej mbi 310.000 personash me status paguesi. Kjo rritje prej 50 e numrit te udhetareve do te sillte edhe nje rritje te normes se fitimit ne nivele jashtezakonisht te larta. Numri i pakte i linjave shtrirja e tyre ne pjeset me te populluara infrastruktura e papershtatshme e udhetimit trafiku i renduar vonesat e gjata neper stacione bejne qe kushtet e udhetimit me autobuset urbane te jene jashte standardeve. Per te permiresuar jeten tone te perditshme duhet te zgjedhim nje kryebashkiak qe te merret me te gjitha problemet tona jo nje kryebashkiak qe eshte fokusuar vetem tek politika kombetare.
Linjat e urbaneve
Transporti urban ne qytetin e Tiranes kryhet nga pese operatore
Parku i Transportit Urban te Udhetareve i cili perfshin linjen
Kombinat - Kinostudio gjatesia e linjes 8.7 km dhe me 24 autobuse ne perdorim
Alb-Trans i cili perfshin linjat
Stacioni i trenit - Tirana e Re - Unaza e Re gjatesia e linjes 5.8 km dhe me 14 autobuse ne perdorim
Tufina gjatesia e linjes 6 km dhe me 10 autobuse ne perdorim
Ferlut i cili perfshin linjen
Unaza gjatesia e linjes 7.4 km dhe me 32 autobuse ne perdorim
Tirana Urban Trans sh.p.k. i cili perfshin linjat
Qender - Porcelan gjatesia e linjes 3 km dhe me 9 autobuse ne perdorim
Qender - Uzine Autotraktore gjatesia e linjes 8 km dhe me 10 autobuse ne perdorim
Qender - Sauk gjatesia e linjes 8 km dhe me 12 autobuse ne perdorim
Tirana Lines sh.p.k. i cili perfshin linjat
Qender - Laprake gjatesia e linjes 3.2 km dhe me 7 autobuse
Qender - Institut Bujqesor gjatesia e linjes 9 km dhe me 23 autobuse