Ekspertët: Kujdes nga insektet dhe shpendët
19/08/2011 Viruset vdekjeprurëse
Në një kohë kur në vendin tonë një person ka humbur jetën nga ethet hemorragjike dhe 3 persona të tjerë rezultojnë të prekur, ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje për shtimin e kujdesit nga vetë banorët e zonave të lagunave. Ata duhet të jenë më të kujdesshëm sa i përket kontaktit me shpendët, pasi ato përhapin virusin e Nilit. Ndërkaq 2 persona të tjerë janë prekur nga virusi i Nilit dhe po trajtohen në pavijonin e infektivit në QSUT. “Ajo që është e veçantë këtë vit sa u takon etheve hemorragjike është gjeografia e tyre. Në qoftë se deri vjet kishim zonat endemike në veri dhe rastet shfaqeshin po në këto vende, këtë vit kemi hasur dhe në jug siç është Gramshi apo Erseka, çka do të thotë që virusi i etheve hemorragjike është aktiv, qarkullon. Sindromi meningo-encefalitik i shkaktuar nga virusi i Nilit ka qenë më i rrallë. Kemi dy raste të konfirmuara dhe dy ose tre të dyshuara”,- tha Pëllumb Pipero, Drejtori i Politikave Shëndetësore. Sipas Piperos, pushteti vendor këtë sezon veror nuk ka marrë masat e nevojshme. “Vitin e kaluar ka pasur më tepër angazhim. Organet e pushtetit lokal kanë detyrim ligjor që të identifikojnë së bashku me organet josanitare zonat dhe të bëjnë dezinsektimin”,- tha ai. Mjekët këshillojnë se për çdo simptomë si temperaturë të lartë disa ditore e shoqëruar me ethe apo me hemorragji në disa organe të trupit qytetarët të drejtohen menjëherë tek mjeku infeksionist për t’u diagnostikuar.