BSH: Huaja e pakthyer, 21,4 miliardë lekë
19/08/2011 Raporti i Mbikëqyrjes: Peshën më të madhe të portofolit e zë kredia për “individët” me 25.1% të totalit
Viti 2010 shënoi një rritje prej 17.7% të depozitave në bankat e Shqipërisë
Problemi më i madh për sistemin bankar është rritja e kredive të këqija. Banka Qendrore në një analizë të publikuar në raportin e Mbikëqyrjes për 2010-ën thekson se cilësia e kredisë rezulton të jetë përkeqësuar, edhe pse rritja e portofolit të kredisë me probleme mbetet në të njëjtat nivele të 2009-ës. Në total, gjatë vitit 2010 rritja e kredive me probleme rezulton me 21,4 miliardë lekë të pakthyera nga qytetarët, të cilët kanë marrë hua pranë bankave. “Rritja në terma absolutë mbetet pothuajse në nivele të njëjta me rritjen gjatë vitit 2009 (20.8 miliardë lekë), por duke qenë se gjatë këtij viti, ritmet e rritjes së tepricës së kredisë me rreth 40.9 miliardë lekë janë më të ulëta se në vitit 2009 (53.1 miliardë lekë), treguesi i cilësisë së kredisë paraqitet më i përkeqësuar, duke arritur në rreth 13.96 për qind nga 10.5 për qind në dhjetor 2009”, - thekson raporti i BSH-së. Ndryshe nga fundviti i kaluar, portofoli i kredive në lekë shfaqet më problematik sa i takon cilësisë krahasuar me portofolin në valutë, në nivelin 14.4% kundrejt 13.8%.
Kredia me probleme
Gjatë 2010 treguesi “kredi me probleme bruto/portofoli i kredive bruto” arriti në afërsisht 14 për qind nga rreth 10 për qind që ishte në vitin 2009. Ekspertët e Bankës Qendrore analizojnë se peshën më të madhe të portofolit të kredive me probleme e zë kredia e dhënë për “individët” me 25.1 për qind të totalit, e pasuar nga ajo për “tregtinë dhe riparimin e automjeteve e të artikujve shtëpiakë”. Nga ana tjetër edhe sektori i administrimit publik ka shfaqur luhatje më të madhe gjatë vitit 2010 sa i përket treguesit të cilësisë së kredisë. “Kështu, treguesi i kredive me probleme për këtë sektor, megjithëse ka pësuar rënie gjatë tremujorit të katërt të 2010-ës, ka pasur një rritje me rreth 52 për qind gjatë të gjithë vitit 2010. Me gjithë këtë rritje, në nivel sistemi, ky sektor nuk paraqitet shqetësues për vetë peshën e vogël që ka portofoli përkatës (0.2 për qind). Rritje të ndjeshme të kredive me probleme kanë pasur edhe kreditë e dhëna sektorit të pasurive të patundshme me rreth 21 për qind”, - nënvizon raporti. Në fund të dhjetorit 2010 rreth 79 për qind rezulton të jetë e siguruar me kolateral. “Analiza e portofolit të kredive, bazuar në llojin e kolateralit të marrë si garanci nga bankat për sigurimin e kredive, nxjerr në pah faktin se pjesa më e madhe e kredive të sistemit, rreth 55 për qind, është e kolateralizuar nga pasuri të paluajtshme. Rreth 38 për qind e kolateralit “pasuri të paluajtshme” është e tipit rezidencial”, - nënvizojnë ekspertët. E ndarë, sipas monedhave, vihet re se portofoli i kredive në valutë është më i mirëkolateralizuar se ai në monedhën vendase. Kreditë e dhëna pa kolateral përbëjnë 11 për qind të tepricës së kredive në monedhë të huaj, kundrejt 32 për qind të tepricës së kredive në lekë. Analiza e shtrirë për periudhën njëvjeçare, duke krahasuar fundin e vitit 2010 me atë të vitit të kaluar, flet për një rritje relativisht të lartë të fondeve rezervë me 11.9 miliardë lekë (49.5%), kundrejt rritjes së kredive me probleme me 45.4%. Kështu, treguesi “fonde rezervë për kreditë me probleme/ teprica e kredive me probleme”, i cili reflekton shkallën e mbulimit me provigjone, në fund të vitit 2010 paraqitet në nivelin në 52.7 për qind nga 51.3% në vitin 2009.
Depozitat
Shqiptarët kanë nisur t`i besojnë sërish bankave duke rikthyer depozitat në to. Viti 2010 shënoi një rritje prej 17.7 për qind të depozitave në 16 bankat që operojnë në Shqipëri. Kështu, depozitat nga rritje vjetore prej 8 për qind në 2009, patën më shumë se dyfishim një vit më vonë. Tjetër tregues i mirë për sistemin bankar është dhe ai i rritjes së portofolit të kredive me mbi 9 për qind, si dhe ai aktiveve në sistem. Në Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes thuhet se ky tregues u rrit me rreth 11.8 për qind, kundrejt rritjes prej 6.3 për qind të konstatuar vitin 2009. 16 bankat që operojnë në Shqipëri kanë hapur 23 degë në zonat e ndryshme të vendit, por po gjatë kësaj periudhe është vendosur mbyllja e 22 degëve të tjera. Në total, në fund të vitit numri i përgjithshëm i degëve dhe agjencive të bankave të hapura brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë arriti në 531 nga 530 që ishte në fundvitin 2009.