PS, Tahiri: Presidenti të mos bjerë pre e shantazhit të Berishës

Tiranë, 29 korrik, NOA Selia rozë i ka dalë sot në mbrojtje kreut të shtetit, lidhur me akuzat e hapura kundër tij të artikuluara dje nga Partia Demokratike, lidhur me mos emërimin e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, një luftë që nxorri hapur kundërshtitë mes PD-së dhe Presidentit.
Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri deklaroi se Dje, në përpjekjen e dëshpëruar për të shmangur vëmendjen e publikut nga kriza e vërtetë e transparencës së munguar mbi zgjedhjet e vjedhura e mbi ekonominë kapur nga e njëjta familje në pushtet, sidomos pas daljes me turp nga beteja antikombëtare për uzurpimin e shërbimit sekret, Sali Berisha ka hapur një krize të re me Presidentin e Republikës.
Tahiri duke iu referuar debatit të kryesisë së PD-së me Presidentin, tha se Shprehje e këtij konflikti është edhe kriza e hapur dje nga Sali Berisha mes pushtetit të vjedhur të 28 qershorit dhe Presidentit të Republikës.
Nga selia rozë Tahiri i drejtoi një thirrje Presidentit Topi, që të mos bjerë pre e shantazhit të Sali Berishës dhe të mos e tolerojë më tutje praktikën e gjuetisë së shtrigave ndaj kandidaturave, që nominon për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë.
Sipas Tahirit institucionet kushtetuese, dhe i gjithë sistemi gjyqësor, janë në krizë për të njëjtat shkaqe e për faj të Sali Berishës.
Tahiri nënvizoi se Berisha edhe procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë e ktheu në një proces abuziv, duke shkelur Kushtetutën e marrë peng drejtësinë.
Deputeti i Partisë Socialiste iu referua krizës politike të pazgjidhur ende pikërisht për shkak të transparencës së munguar të zgjedhjeve të 28 qershorit, duke ia faturuar moszgjidhjen e saj, interesave të errëta të Sali Berishës.
Sipas Tahirit Shqipëria është në krizë ekonomike, që thellohet dita-ditës po për këto interesa të errëta prej babëzisë së pushtetit për të grabitur çdo copë Shqipërie e çdo qindarkë të mundshme.
Ky pushtet vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë e nënshtruar shqiptarët, të cilët po humbasin përditë vende pune e shpresa tek e ardhmja për shkak se qeverisen nga një pushtet në konflikt me kushtetutën, demokracinë e të ardhmen, përfundoi deklaratën, deputeti Saimir Tahiri.
mit/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27751-ps-tahiri-presidenti-te-mos-bjere-pre-e-shantazhit-te-berishes","title":"PS, Tahiri: Presidenti të mos bjerë pre e shantazhit të Berishës","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")