E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet Prania e markave te njohura do te ishte diplomaci ekonomike per Shqiperine

Marka të njohura veshjesh?!...Tregu shqiptar është i varfër e numëron vetëm pak emra të mëdhenj.
Një fuqi e ulët blerëse dhe qenia e shqipërisë një treg i vogël janë një arësye e fortë. Por, kjo arësye nuk qëndron po të hedhim vështrimin tek fqinjët tanë në Ballkan.

Mungesa e dyqaneve luksoze të shitjeve, nuk shihet thjesht si pamundësi për t’u veshur mirë. Efekti në ekonomi duket më i gjerë.
Ekspertë vlerësojnë se prania e markave të njohura në treg do të thotë me shumë garanci për turistë, apo edhe investitorë të huaj. Ndaj, për tërheqjen e tyre angazhohen vetë qeveritë e vendeve të vogla, siç ka ndodhur në Mal të zi a Maqedoni.
Sinkron: Gjergji Gjika, Kryetar I Dhomës së Fastonistëve Shqipëri
Në rajonin e Ballkanit, vendi më i suksesshëm për këtë është Serbia, ku që në shtator pritet të hapen dyqanet e disa prej rrjeteve më të mëdha të veshjeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›