Procedura e dorezimit te mandateve

Të paktën për pak kohë, përvecse ministra do të jenë edhe deputetë.
Pjesëtarët e Qeverisë Rama pritet ta lënë mandatin e deputetit pasi ekzekutivi i ri të marrë bekimin e Parlamentit, ndërsa fillimisht do të betohen njësoj me kolegët e tyre të tjerë të Kuvendit.
Tashmë është e sigurt se vetë Rama jo vetëm që nuk do të heqë dorë nga mandati parlamentar, por do të hapë në Vlorë edhe zyrën e deputetit. Aleati Ilir Meta ka preferuar ta ketë në sallën plenare.
Por procedura e kalimit të mandateve mund të marrë kohë. Pasi 16 ministra të kenë dorëzuar mandatin e deputetit, Parlamenti ka 30 ditë në dispozicion për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mungesa e kuorumit prej 5 anëtarësh në KQZ mund të shkaktojë tjetër vonesë, duke thirrur përsëri në lojë Kolegjin Zgjedhor. Sipas anëtarit të KQZ, Klement Zguri, mjaftojnë 4 vota për të kaluar mandatin nga një deputet te tjetri në listë. Por socialistët, ndonëse nuk kanë ende një qëndrim zyrtar, konfidencialisht pohojnë se KQZ-së i duhen 5 vota dhe kjo automatikisht bën që kalimi i mandateve nga një emër i listës te tjetri, të kryhet përmes Kolegjit Zgjedhor.
Nese ministrat do te dorezonin mandatet ne te njejtin moment, atehere mazhoranca do te reduktohej ne 67 vota ne periudhen e ndermjetme. Per te shmangur nje peridhe te tille dobesie mendohet se dorëzimi i mandatit mund te behet në grupe. Ndoshta pesë e nga pesë, duke ruajtur kështu shumicën e votave në Parlament.
Ndërkohë që nuk përjashtohet as plotësimi i vendeve bosh mes anëtarëve të KQZ, që do të përshpejtonte ndjeshëm procedurën.