E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet Rama shiti draftin e vjeter si oferte te re

Hoxha Oferte e vjeter pergjigje e njejte. Pergjigjja e mazhorances ishte e pritshme

Tryeza e pare politike per reformen zgjedhore e mbajtur dy jave me pare solli ne pamje te pare nje permiresim per sa i perket zgjidhjes se ngercit politik kur ne te mori pjese kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Ne kete tryeze Rama i dorezoi Kryeministrit Berisha nje draft sipas te cilit ishte leshimi i fundit qe bente opozita ndaj mazhorances ne aspektin e zgjidhjes se krizes. Por kur u be publike permbajtja e ketij drafti u vu re se ne te nuk kishte ndryshuar asgje nga ofertat e meparshme pra hapi para nga Partia Socialiste per arritjen e konsensusit nuk ishte bere. Pikerisht kete gje evidentojne edhe ekspertet te cilet shprehen se me nje draft te njejte me ato oferta te shtatorit pergjigjja e mazhorances nuk kishte se si te ishte pozitive. Keshtu studiuesi Artan Hoxha presidenti i Tirana Business University tha se pergjigjja qe mazhoranca u dha kerkesave te bera se fundi nga opozita lidhur me hetimin e zgjedhjeve ishte e pritshme. Sipas tij vijueshmeria e negociatave PD-PS nuk mund te ishte pozitive kur oferta e bere nga opozita me ne krye z. Rama ishte e njejte me propozimet e bera kohe me pare nga ta. Pavaresisht se kryesocialisti Rama e shiti draftin e prezantuar 10 dite me pare si nje oferte te re ne thelb e gjithe permbajtja e ketyre kerkesave ishte e konsumuar - tha Hoxha. Keshtu ai argumenton se meqenese drafti ishte i njejte me propozimet e konsumuara tashme nga socialistet edhe pergjigjja qe kreu i grupit kuvendor demokrat i dha ne menyre zyrtare homologut te tij te PS-se ishte po e njejte me qendrimin qe mazhoranca ka mbajtur kete 1 vit e gjysme pas zgjedhjeve. Sipas Hoxhes ky qendrim i Partise Socialiste nuk eshte aspak ne favor te zgjidhjes se ngercit politik qe kerkohet ne vend. Duke shprehur keqardhje qe mbetemi ne te njejten situate te ngercit politik pergjegjese mbetet Partia Socialiste per sinjalet aspak pozitive qe po vijne nga Bashkimi Evropian ne lidhje me pergjigjen qe vendi yne po pret per kerkesen e marrjes se statusit si vend kandidat i BE-se - tha Hoxha. Ne kete menyre Partia Socialiste dhe kryetari i saj duhet qe te krijojne nje fryme bashkepunimi me te madhe me mazhorancen pasi reforma zgjedhore eshte mjaft e rendesishme per vendin dhe mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore ne 8 maj 2011. Propozime te tilla me asnje mundesi per konsensus dhe rifillimi i protestave sigurisht qe nuk jane nje hap para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›