E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli Tirane-Elbasan. Berisha Perurimi brenda 2012-es

Berisha ne grup Ndertimi i vepres brenda 18 muajve. Per tunelin ekspertiza me e mire e huaj

Qeveria hap tenderin nderkombetar per ndertimin e tunelit qe lidh Tiranen me Elbasanin i cili shoqerohet me premtimin e Kryeministrit Sali Berisha se do te perfundoje brenda 18 muajve.

Pas perfundimit vitin e shkuar te nyjes nevralgjike te autostrades se kombit Durres - Kukes qe eshte tuneli i Kalimashit i cili perfundon ne fshatin Thirre Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje vendimin per nisjen e tunelit per rrugen Tirane - Elbasan me nje vlere te jashtezakonshme per Korridorin e 8-te dhe Boshtin e Jugut nje tunel qe do te perfundoje brenda 18 muajve nga dita e nenshkrimit te kontrates. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PD-se Kryeministri deklaroi Ky tunel qe do te ndertohet sipas te gjitha parametrave evropiane shkurton ne menyre thelbesore jo vetem distancen midis Tiranes dhe Elbasanit qe do te behen si dy qytete te lidhura por shkurton distancen perdrejt Tiranes nga qytetet e Jugut te vendit dhe Juglindjes.

Z. Berisha siguroi se tuneli i Elbasanit pas atij te Kalimashit eshte me vizibli dhe ai do ndertohet brenda 18 muajve nga dita e firmosjes se kontrates keshtu qe Korridori i 8-te pas plotesimit te tij me kete tunel do te marre rendesine me te madhe ne rajon.

Duke kembengulur se tuneli i Elbasanit eshte nje veper fondamentale dhe jo per interesa elektorale shefi i ekzekutivit garantoi Kjo veper madhore do te perfundohet brenda ketij mandati ne 18 muaj dhe mundesisht brenda vitit 2012 qe te mos jape asnje konotacion elektoral pasi kjo eshte veper fondamentale dhe ska qellim elektoral pasi ajo synon ti afroje qytetaret e Jugut te vendit me kryeqytetin tu shkurtoje kohen per te mberritur ne tregun me te madh te vendit ate te Tiranes - theksoi Kryeministri.

Kryeministri Berisha garantoi se kontrata per ndertimin e tunelit te Elbasanit do te firmoset me kompanite me kushtin qe tuneli te perfundoje per 18 muaj. Sipas kreut te mazhorances ekipi i ngritur po finalizon tere termat e references ndersa Kryeministri siguroi se projekti eshte i shkelqyer dhe se eshte financuar nga Bashkimi Evropian. Sipas Kryeministrit tuneli i Elbasanit eshte nje perparesi absolute e qeverise dhe pikerisht per kete sqaroi Kryeministri u shpall tenderi per ndertimin e tunelit te Elbasanit per te mos humbur kohe sikunder tha Kryeministri.

Tenderi do jete nderkombetar do marrin pjese kompanite me te njohura ne bote me ekspertize ne ndertimin e tuneleve. Kam bindjen se kjo veper do ngjalle interes tek ata pasi perben segmentin me nevralgjik te Korridorit 8 - theksoi z. Berisha.

Ai beri me dije se ky vendim eshte pritur me entuziazem nga vendet e rajonit pasi eshte nje korridor jetik per vendet tona. Berisha zbardhi me tej detaje te projektit.

Eumlshte punuar me intensitet gjate ketyre javeve te fundit ekipi po finalizon te gjithe termat e references projektin e kemi te bere me financim te Komisionit Evropian dhe qeveria ne kuadrin e perparesive vleresoi kete si perparesine me absolute. E shpallim tenderin ne menyre qe te mos humbasim kohe.

Bode Berishes Te marrim kredi per tunelin

Ceshtja e ndertimit te tunelit te rruges qe bashkon kryeqytetin me Elbasanin u be shkak dje per nje diskutim pa pranine e medieve ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PD-se. Burime brenda grupit te deputeteve bejne te ditur se ministri i Financave Ridvan Bode i ka sugjeruar Kryeministrit Berisha qe te merret kredi per ndertimin e tunelit por mesohet se i menjehershem ka qene reagimi i z. Berisha i cili e ka kundershtuar ate. Burimet sqarojne se Kryeministri i eshte drejtuar zotit Bode Ke pasur kohe ta besh deri tani por eshte shume vone pasi ndertimi i kesaj vepre do te nise dhe perfundoje brenda 18 muajve. Me tej Berisha ka shtuar Shqiptaret kane pritur 180 vjet qe ta kene nje tunel te tille por ne do ta ndertojme per 18 muaj dhe me parate e buxhetit te shtetit parate e taksapaguesve shqiptare. Koha nuk pret per marrjen e kredise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›