Ekspertët: Raporti pasqyron situatën reale në Maqedoni
Shkup - Shqetësimet e Departmanentit Amerikan të Shtetit për zhvillimin e situatës në Maqedoni kanë nxitur debate mes analistëve dhe ekspertëve, të cilët kritikat i adresojnë tek pushteti aktual
Analistët dhe ekspertët për çështje politike kanë vlerësuar si tejet real raportin e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) lidhur me Maqedoninë.
Departamenti amerikan i Shtetit në raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2008 në kapitullin për Maqedoninë ka ngritur një numër shqetësimesh që kanë të bëjnë me korrupsionin, gjyqësinë, përfaqësimin e shqiptarëve në institucione, trajtimin e pakicave, kushtet e burgimit, dhunën policore etj.
Raporti është shqetësues sidomos lidhur me marrëdhëniet ndëretnik, ku siç thuhet tensioni midis popullatës etnike shqiptare dhe asaj maqedonase, vazhdon të ndikojë në sfera të ndryshme si në arsim, punësim dhe pjesëmarrjen politike.
Eksperti për çështje juridike Osman Kadriu thekson se të dhënat e prezantuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit janë objektive dhe pasqyrojnë situatën konkrete në Maqedoni në fushat e ndjeshme.
“Çështjet problematike apo problemet serioze hasen në pushtetin gjyqësorë duke marrë parasysh se mungon efikasiteti, janë prezentë akoma dukuritë negative siç janë korrupsioni, gjykimet nuk zhvillohen në afate të parapara me ligj dhe ka zvarritje të çështjeve konkrete dhe shumë çështje të tjera në këtë drejtim” ka theksuar prof.dr Osman Kadriu. Sipas tij, raporti është tejet objektiv edhe lidhur me vërejtjet dhe kritikat serioze në adresë të Qeverisë në Maqedoni lidhur me diskriminimin dhe padrejtësitë e shkaktuara në sfera të ndryshme, sidomos në planin e diskriminimit etnik siç janë Ministria e Brendshme dhe institucione të tjera.
“Kjo është një vërejtje serioze që me urgjencë duhet të shqyrtohet nga organet shtetërore dhe të bëhen përmirësime. Nuk mund të kalojnë gjërat në këtë mënyrë duke u fshehur”, ka theksuar Kadriu.
Ai ka shtuar se shteti duhet të jetë më përgjegjës lidhur me evitimin e papunësisë, punësimeve në baza partiake dhe shmangia e dukurive të ndryshme devijuese dhe që nuk kontribuojnë për të ardhmen e vendit, por gjithashtu sipas tij bllokojnë edhe proceset evrointegruese.
Edhe për analistin dhe gazetarin Sefer Tahiri ky raport është objektiv lidhur me gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Maqedoni dhe është një raport që reflekton gjendjen reale që ekziston në sferën e të drejtave të njeriut përkatësisht shkeljen e tyre nga ana e institucioneve të shtetit.
“Është interesant fakti se në raport vëmendje i kushtohet marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike në Maqedoni ku rast i veçantë theksohet tentimi i disa qarqeve këtu në vend për të pasur turne të pastra etnike në Strugë dhe diskriminimi që shfaqet sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve gjatë punësimit. Ai tha se në këtë kontekst jepen edhe disa vërejtje tjera ndaj shtetit sa i përket shkeljes së lirisë së gjyqësorit dhe lirisë së mediave.
”Ky është një raport i cili bën qartë me dije se në Maqedoni të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut në mënyrë të vazhdueshme shkelen dhe institucionet shtetërore nuk bëjnë përpjekje që të përmirësojnë këtë gjendje“, ka theksuar analisti Sefer Tahiri, sipas të cilit këto të drejta në vitin 2008 krahasuar me vitet e kaluara nuk shënojnë një përparim të madh, edhe pse Maqedonia synon të jetë anëtar i NATO-s dhe BE-së.
Ai ka nënvizuar se përderisa nuk arrihet që në Maqedoni të ketë demokraci konsensuale, marrëdhëniet ndëretnike do të jenë vazhdimisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga element apo grupe të ndryshme formale dhe joformale të cilat do të tentojnë të krijojnë tendosje.