Mlladiç do të arrestohet gjatë këtij viti
Beograd - Zyrtari i qeverisë së Serbisë për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiç, deklaroi se i akuzuari Ratko Mlladiç, do të arrestohet deri në fund të këtij viti. Lajiç u shpreh se "Këtë konstatim ai e bazon në dëshminë e re dhe koordinimin e përmirësuar ndërmjet shërbimeve të sigurisë në Serbi".Ratko Mlladiç, ish komandant ushtarak i serbëve të Bosnjës, është i akuzuar për krime të luftës në Bosnjë gjatë viteve 1992-1995.