Kuçi kërkon integrimin e serbëve në veri
Prishtinë - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i bëri thirrje minoritetit serb në veri që të integrohet në shtetin e Kosovës. Ai u shpreh i bindur se mendimi racional do të dominojë në Serbi duke theksuar se krimet e shtetit serb në Kosovë i dënoi edhe Gjykata e Hagës. Numri dy i qeverisë kosovare foli sot në konferencën kushtuar 20-vjetorit të grevës së njohur të minatorëve të “Trepçës” në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë. “Aktualisht shteti ynë i ri ka sfida, të cilat vërehen sidomos nga ky qytet ku jemi sot, nga Mitrovica”, tha Kuçi.