Ekspertet Rigjallerim i ekonomise

Viti që sapo ka nisur pritet që të jetë viti i rigjallërimit të ekonomisë në Shqipëri dhe shumë vende të tjera. Ekspertë të makroekonomisë, duke parë zhvillimet e dy viteve që lamë pas shprehen se trendet e investimeve, punësimit, të të ardhurave dhe treguesve të tjerë ekonomike do të njohin rritje. Për Alsat, Artan Hoxha thotë se 2011 do të rimëkëmbë ekonominë dhe tregjet pas goditjeve të marra muajt e shkuar.
“I pari bazë i përmirësimit ekonomik të 2011 do të jetë kontributi nga sektori privat. Është ky sektor i cili po rrit eksportet, është ky sektor që po rrit prodhimin, vlerën e shtuar në ekonomi. Pra kemi të bëjmë me një rritje të shëndetshme ekonomike, një përmirësim të shëndetshëm të ekonomisë dhe në vitin 2011” tha Artan Hoxha, president i Bordit Drejtues, TBU.
Nëse viti që sapo ka nisur do të njohë efekte pozitive në ekonomi, atëherë gjatë viteve 2012 dhe 2013 do të kemi rikuperim të plotë të ekonomisë shqiptare.
“Viti 2011 do të shërbejë si trampolina e vitit 2012 dhe 2013 kur do të jenë ndoshta vitet e një rishpërthimi pozitiv të ekonomisë shqiptare” tha Hoxha.
Dy vitet e shkuara regjistruan probleme në shumë tregje ndërkombëtare. Në Shqipëri, kriza ekonomike shkakoti probleme në konsum, investime, prodhim, të ardhura dhe tregues të tjerë. Gjithsesi, vendi ynë ishte ndër të paktat shtete që pati rritje ekonomike me ritme pozitive.
Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e hënë , 03 janar 2011 )