E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet Rritja e pagave dhe pensioneve vendim ne ndihme te qytetareve

Debatit mes mazhorancës dhe opozitës, rreth vendimit të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, i shtohet edhe opinioni i profesionistëve të ekonomisë.

Ekspertët e kësaj fushe vlerësojnë se një vendim i tillë vjen në ndihmë të qytetarëve dhe nuk pritet të cënojë shpenzime të rëndësishme.

Sipas tyre, shpenzimet që nuk duhet të preken nga rishikimi i buxhetit janë në fushën e arsimit, në atë të shëndetësisë si dhe shpenzimet që nxisin bizneset.

Vendimi i qeverisë për të rritur pensionet dhe pagat në mes të vitit është pritur pozitivisht nga specialistët e Financave, të cilët shprehen se nisma të tilla u atribuohen menaxhimit efikas të shpenzimeve.

Sipas Zef Preçit, shpenzimet që nuk duhet të preken nga shkurtimi janë ato për arsimin dhe për shëndetësinë.

Pak ditë më parë, kryeminsitri Sali Bberisha deklaroi se në ndryshimet e buxhetit do të përfshihet rritja e pagave dhe e pensioneve për këtë vit.

Në këto ndryshime, përfshihen gjithashtu shkurtime për të gjithë sektorët, të cilat në total pritet të jenë deri në 18 miliardë lekë.

Një fond i tillë, do të përdoret për rritjen e pagave dhe të pensioneve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›