E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e makinave hiqet pagesa per importimin

Qeveria pritet të ndryshojë mënyrën e pagesës së taksave për automjetete dhe pagesës që njohet si zhdoganim. Burime në ministrinë e Financave kanë bërë me dije se ende nuk është mbylluar varianti përfundimtar i kësaj takse që pritet të miratohet pas pak ditësh, por sqarojnë se nuk do të ketë më pagesë në dogana në rastet kur mjeti hyn për herë të parë në Shqipëri.

Variantet janë disa dhe bëhet me dije se në pikat doganore nuk do të aplikohet më Taksa e Importit, por vetëm pagesë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për çmimin real ose atë referencë të një automjeti që do të hyjë në Shqipëri. Drafti po shqyrtohet ende dhe varianti më i përshtatshëm duket e do të jetë ai i aplikimit të një pagese të vetme që do të bëhet çdo vit kur automjeti kryen kolaudimin.

Kjo pagesë e vetme do të përfshijë taksën e karbonit dhe të tjerat dhe mund të jetë e ndryshueshme sipas parametrave të automjeteve, karburantit që përdorin dhe do të llogaritet në momentin e kolaudimit. Mësohet se drafti për këtë ndryshim fiskal është në duart e ministrit të Financave dhe kryeministrit. Ndryshim i pritshëm, por ende në diskutim është dhe ai për taksën e shitjes, taksë që krijoi probleme duke frenuar tregtinë e automjeteve.

Shkurtimet në të ardhura nga këto taksa pritet të kompensohen me rritjen e akcizës për karburantet. Shtesa flitet të jetë 2 lekë për litër. Drafti përfundimtar pritet të publikohet këtë javë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›