BSH Rritet kreditimi shtohet me miliarda leke
Në kohën kur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka bërë apel që bizneset të orientohen drejt kredimarrjes, me qëllim zhvillimin e aktiviteteve private, portofoli i kredisë në sistemin bankar regjistron rritje.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë për muajin maj u shtua me 5.7 miliardë lekë.
Të dhënat zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë treguan se, në fund të këtij muaji, teprica e kredisë arriti në 505.9 miliardë lekë, me një rritje mujore prej 1.1%.
Në bazë të këtyre të dhënave, rritja vjetore është 10.5%.
Shtysa kryesore vjen nga kredia për biznesin, që për muajin maj arriti në 332.7 miliardë lekë, me një rritje prej 3.2 miliardë lekësh në krahasim me muajin paraardhës.
Por, sinjalet pozitive vijnë edhe nga edhe nga fronti kredisë për individë.
Totali i kredisë për individë në fund të muajit Maj arriti vlerën e 153.4 miliardë lekëve, me një rritje prej 900 milionë lekësh së një muaj më parë.
Ndonëse me ritme më të ngadalta, rritja e kredisë për individë është një zhvillim i rëndësishëm në kuadrin e ecurisë së tregut.
Nga ana tjetër, depozitat vazhdojnë të rriten me ritme të rregullta.
Në muajin Maj, totali i depozitave të sistemit arriti vlerën e 810.6 miliardë lekëve, 10 miliardë lekë ose 1.2% më shumë krahasuar me Prillin.